Pushteti i presidentit Aleksandër Lukashenko është dobësuar dhe ka kaluar në agoni pas protestave të mëdha.
Deklarata vjen nga Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya.
Ajo shpreh bindjen se opozita do të fitojë dhe nuk do të heqë dorë nga përpjekja për ta larguar presidentin.
“Ne vazhdojmë të luftojmë. Regjimi është në agoni. Fakti që ata po rrëmbejnë njerëz tregon se ata ndiejnë frikë dhe nuk dinë çfarë të bëjnë, ne do të fitojmë”, pohoi Tsikhanouskaya.
Kjo e fundit, u zhvendos në Lituani një ditë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, nën presionin e autoriteteve.
Ajo ka qenë aktive, duke kërkuar sanksione ndërkombëtare kundër presidentit dhe qeverisë së tij.
Lukashenko është në pushtet që në vitin 1994. Ai u rizgjodh president muajin e kaluar.
Nga ana tjetër është opozita e cila flet për manipul të zgjedhjeve./Er.Ke/Fjala.tv/