Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli mund të bëhen shok të së njëjtës skuadër duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Ndërkohë që ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit të mbrojtësit të Hajduk Splitit te Specia, portieri i SPAL-it ka ngjallur interesin e ekipit të ri të ngjitur në Serinë A.
Berisha e ka shprehur hapur se dëshiron të luajë ende në elitën e futbollit italian pas rënies së SPAL-it në Serinë B.
Mediat italiane raportuan se Atalanta ishte e gatshme për të marrë sërish Berishën duke parë problemet që ka në portë.
Gardiani kuqezi duhet të vendosë shpejt pasi sezoni i ri në Itali fillon për 11 ditë. /Ra.My.Fjala.al/