Emri/ Ishte shtruar te Sanatoriumi, gjen vdekjen një nga të dënuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ia ka dalë të mbijetojë një nga 10 të dënuarit e infektuar me koronavirus, në burgun e Drenovës.

Mësohet se viktima ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, gjeti vdekjen.

Pacienti i vdekur, Caush Banaj, 74 vjeç, vuante edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, si dhe ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje.

Sakaq shtatë nga të infektuarit e burgut të sigurisë së lartë të Drenovës, janë dërguar në burgun e Shënkollit në Lezhë, i cili është kthyer në spital Covid.

Ndërkohë dy pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në qendrën spitalore të burgjeve.

Ministria e Shëndetësisë tha pasditen e djeshme se në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 199 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë hëngrën astronautët për kaq shumë muaj të bllokuar në Hapësirë?

Astronautët që ishin bllokuar për më shumë se nëntë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më në fund janë kthehen në...

Zyrtarisht në Pranverë/ Rëndësia dhe kuptimi shpirtëror i ekuinoksit të sotëm

Ekuinoksi i pranverës, i njohur gjithashtu si ekuinoksi vernal, ndodh çdo vit kur dielli përshkon ekuatorin qiellor, duke kaluar nga Hemisfera Jugore në Hemisferën...

Shpallet vendi më i lumtur në botë! Ja ku renditet Shqipëria

Finlanda kryeson listën e vendeve më të lumtura në botë për të tetin vit radhazi. Sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, vendet e tjera...

Kaloi 9 muaj në Hapësirë,mjekët të shqetësuar për shëndetin e astronautes Sunita Williams

Mjekët kanë shprehur shqetësimin e tyre për shëndetin e Sunita Williams pasi ajo u shfaq dukshëm e dobësuar dhe e rraskapitur në një foto...

Ushqimet që ju ndihmojnë të humbni peshë në mënyrë të shëndetshme dhe pa pasur uri

Një dietë e larmishme është çelësi për të humbur peshë dhe për të ruajtur shëndetin. Humbja e peshës nuk duhet të jetë e vështirë,...

Lajme të tjera

Web TV