Grenell reagon ashpër: Albin Kurti kundër Amerikës, kundër Obamës dhe Bushit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Djali i presidentit Trump e ka shpërndarë postin e Grenell në të cilin ai thotë se Kurti është kundër SHBA-ve.

I Dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti në rrjetin social Twitter.

Sipas tij, është e njohur botërisht armiqësia e Kurtit me SHBA.

“Një gjë është e sigurt, gjithmonë mund të mbështetesh në faktin që Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara. Ai ishte kundër ideve të Obamas, ashtu siç ishte kundër ideve të Bushit.

Simbolizmi nuk paguan qiranë, vendet e punës e bëjnë këtë”, shkruan Grenell ne reagimin e tij në Twitter.

“Ne nuk jemi të detyruar nga zotimet që bën kryeministri i paligjshëm i Kosovës kur të kthehemi në detyrë.

Nënshkrimi i tij poshtë teksteve jo koherente është kundër vullnetit të popullit, rendit demokratik dhe shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ato nuk do të ratifikohen në Parlamentin tonë”, shkruan Kurti në Twitter.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti me anë të një postimi në Twitter një ditë më parë u shpreh se, Kosova nuk do ta ratifikojë marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me Serbinë.

Pasi e kritikoi hapur menjëherë pas nënshkrimit, Kurti doli plotësisht kundër kësaj marrëveshjeje, duke i dërguar një mesazh të qartë edhe për SHBA që patën rolin e ndërmjetësit. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

Të fundit

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

“Plas lufta” në burgjet e Ekuadorit/ Shkaktohen trazira, qindra të vrarë në pak kohë

Ky lajm u njoftua nga qeveria, ku zëvendësministri i sigurisë Lyonel Calderon tha se numri ishte i përkohshëm, pasi do të bëjnë një shqyrtimi...

VIDEO/ Çmenduria në Tiranë, hyn kundravajtje, dhunon shoferin tjetër që s’i hapte rrugën

TIRANË – Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në në rrugën “Teodor Keko” në lagjen Astir, ku një shofer i cili kishte hyrë kundravajtje,...

Arrestimi i ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë/ Zbardhet skema: Si u fituan 11 tendera…

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte për “Top Story” ka shpjeguar sesi u abuzua me 11 tendera të fituara nga kompania që ish-drejtorët...

Lajme të tjera

Web TV