Marrëveshjet do të dimë t’i bëjmë, nëse mësojmë të ulemi në tryezë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Marrëveshja e ditëve të fundit, e kryer në Zyrën Ovale, midis Kosovës dhe Serbisë, duket se ka marrë një vlerësim të vakët për çka ka arritur, por dhe për qasjen që i është bërë nga presidenti Tramp dhe lidershipi i SHBA-së. Në faqet dhe mediumet televizive nuk munguan analiza se kjo më së tepërmi ishte në funksion të fushatës elektorale në SHBA, si dhe në interes të aktorëve të tretë, siç është Izraeli, për çështjen e njohjes së Jerusalemit si kryeqytet. E marrim të mirëqenë këtë, por duket se i anashkalojmë interesit direkt që kemi: faktit që u shpalos një angazhim i jashtëzakonshëm i SHBA-së për këtë marrëveshje, aq sa edhe presidenti Tramp i kushtoi gjithë ditën e punës me delegacionet e Kosovës e të Serbisë, dhe së dyti, t’i bëjmë analizën se çfarë na pengon të paraqitemi me dinjitet në bisedime e marrëveshje. SHBA-ja, me të drejtë, vlerësohet si aleati kryesor dhe, natyrshëm do të ishte në krah të Kosovës, përderisa është sponsorizuesi kryesor i krijimit të saj, ndërsa avionët godisnin objektivat ushtarakë serbë, nga Kosova deri në Beograd.

Po kështu, edhe në procesin e ngritjes së insitucioneve, krijimit të shtetit dhe deri me procesin e njohjeve si shtet. Ndaj, nëse tashmë mund të kesh pakënaqësi për nene të veçanta të një marrëveshjeje të nxitur e të insistuar nga superfuqia botërore, që e konsideron si aleat kryesor e që të ka mbështetur, atëherë problemi duhet kërkuar te vetja, përderisa nuk arrin t’i shprehësh paraprakisht e të dish t’i mbrosh interesat e tua në një tryezë ndërkombëtare, ku diskutohen interesat e të gjithëve. Përpjekje për një marrëveshje të tillë ka kohë bëhen dhe, gjithashtu, ka pasur plot kohë të gatuhej një rezultat që mund të ishte më i pëlqyeshëm. Prej kohësh Grenell ka lëvizur nëpër Ballkan dhe po bëhej e qartë se diçka do të merrte zhvillim.

Me sa mbahet mend, lidhur me tezat komplet të reja që u shpalosën nga Grenell, ka pasur goxha reagim e dyshime, për të mos thënë që nga aktorë politikë shqiptarë është luajtur që misioni i tij të dështojë. Mendjengushtësi kjo, ndërsa mund të luhet me përqafimin e iniciativave të reja e në këtë mënyrë jo thjesht të vijohej me qarjen e përhershme të influencimit të njohjes nga Serbia, por duke shprehur edhe opsione zgjidhjeje mbi probleme të ndryshme që rrethojnë dinamikën e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë mënyrë, sot nuk do të diskutoheshin si problematike e të paqarta çështje si ajo e Ujmanit apo referenca të tjera për Veriun e Kosovës.

Lexo edhe :  Bardhi në Dibër: Njerëzit u braktisën! Gati për zgjedhjet e 2025-ës

Me sa duket, këtë çështjen e uljes në një tryezë e, ca më tepër, për të arritur marrëveshje e kemi problem. Mbaj mend që sa herë BE-ja i shtynte delegacionet për bisedime me Serbinë, ato shkonin këmbëzvarrë dhe pa pikën e dëshirës për të arritur vërtet dicka. Sytë mbahen nga pas, se çfarë do t’u thonë në vend për bisedmet e kryera e se mos i akuzojnë për tradhtarë. Këtë ama nuk do ta bënte një shtetar e që e ndien përgjegjësinë ndaj vendit të vet e që nuk do të humbasë kohë e të djegë etapa për mirëqenien dhe interesat e vendit. Në vend të shtetarëve kemi thjesht politikanë që fokusohen tek interesat e çastit, që ndërsa janë në opozitë i zënë pritë kundërshtarit, duke e akuzuar se po shet vendin, ndërsa kur janë në pushtet rrojnë me frikën se të njëjtën pritë do t’u bëjnë të sulmuarit e dikurshëm. Në fakt, duket se kemi një patalogji të theksuar nga bisedimet dhe marrëveshjet.

Ndërsa ankohemi se jemi viktimizuar nga marrëveshjet e të medhejve, që nga Berlini më 1880 e me radhë deri në marrëveshjen në Londër, më 1913, ende kemi frikë nga ato. Dikur jemi ankuar se nuk kemi pasur zë në ato tryeza, ndërsa sot, ndërsa kemi edhe zërin edhe aleatë, nuk kemi guxim t’u afrohemi e të njësojmë interesat tanë me ata të aleatëve, për të arritur rezultate me interesa të përbashkët. Ndaj, nëse merret i mirëqenë interesi elektoral i SHBA-së në këtë marrëveshje, a nuk mund të njësohej që më parë qëndrimi me interesin e Kosovës në rastin konkret? Duhej kuptuar mirë se është vërtet një shans që i kushtohet kaq vëmendje në një moment të caktuar këtij cepi të botës ku jetojmë e ku Amerika angazhohet për paqe, që të shfrytëzohej më mirë ky interes. Të mos harrojmë se shumë momente që kanë sjellë ndryshime të mëdha në historinë e popujve të vegjël kanë buruar pikërisht nga përputhja e interesave.

Ishin këto përputhje që i siguruan Ismail bej Vlorës mbështetjen nga Austro-Hungaria që Shqipëria të krijohej si shtet, ndërkohë kur elita e saj politike deri në atë kohë e kishte lidhur fatin e vet dhe po i shërbente deri në ditët e fundit të ekzistencës, Perandorisë Otomane. Apo qoftë dhe përputhja e interesave të SHBA-së që nuk dëshironte një shtet agresiv në mes të Evropës, si Serbia e Milosheviçit, që ekzistencën e saj po e shihte te lidhjet me Rusinë, e cila bëri që Kosova të çlirohej e të kemi këtë realitet që jetojmë. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq....

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

Lajme të tjera

Web TV