Mësuesi jeton në Londër, por merr rrogën në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkure është ndalur në Peshkopi pas shumë problemesh të raportuara që lidhen me Zyrën Arsimore dhe drejtuesen e këtij institucioni, Brikena Dani.

“Stop” pas një investigimi të bërë ka zbuluar disa problematika për emërimet që janë bërë në këtë zyrë arsimore, por dhe për drejtuesit e shkollave në këtë rreth.

Brikena Dani nga ana tjetër rezulton se është komanduar në krye të ZA Dibër, edhe pse nuk plotëson kriteret, pasi është diplomuar për gjuhë-letërsi me sistemin part-time. Edhe pse vijon detyrën në kundërshtim me ligjin, Dani ka lënë pa punë dhe 300 mësues, pasi u ka ndërprerë kontratat.

Për këtë problem, Selami Kaza, kreu i Sindikatës së Arsimit Dibër, thotë se mësuesve u është ndërprerë kontrata e punës pa të drejtë. Kaza është shprehur se do e ndjekë këtë çështje dhe do e dërgojë në gjykatë.

“Stop” ka zbuluar një tjetër problem në shkollën “Selim Aliu”, pasi ky institucion prej kohësh ka mbetur pa drejtor, sepse Brikena Dani ka marrë ish-drejtorin Mezin Shehu, si specialist në ZA. Problemet në Peshkopi nuk kanë fund pasi në shkollën e fshatit Selishtë, drejtori Avni Delishi është larguar për në Londër që në Mars 2020 dhe ZA-ja nuk e ka zëvendësuar, duke e paguar gjatë gjithë kohës.

Gazetarët e emisionit investigativ kanë shkuar në zyrën e Brikena Danit në lidhje me këtë problem, por ajo ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve. Dani ka premtuar se të gjitha shpjegimet e saj do i japë vetëm me shkrim dhe i ka mbyllur derën gazetarit, duke mos pranuar që të flasë.

Zyra Arsimore 1

Gazetari: Është shumë e thjeshtë. E kupton?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: S’është e  thjeshtë.

Gazetari: Ju po e anashkaloni këtë problem.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nuk e anashkaloj, absolutisht.

Gazetari: Si është paguar, kur ka qenë në Angli?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jeni të mirëpritur në çdo kohë.

Gazetari: Po pra, ja erdha.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Për gjithçka, që keni.

Gazetari: Mund të na vesh në dispozicion financieren të paktën të na sqarojë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Por neve do jemi të koordinuar, jo kshu..

Gazetari: Si të koordinuar?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Jo kshu…

Gazetari: Zonjë..!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Do na drejtoheni me një  kërkesë, do na drejtoheni me…

Gazetari: Me çfarë?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Lidhur me problematikën.

Gazetari: Po ja, unë po të them ai ka, që në mars, që jeton në Angli. Si është paguar? Kaq!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkojë mirë!

Gazetari: Ne duam një kopje të vendimit të shkarkimit të atij, që është bërë, që në korrik!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Unë dua, që gjithçka të shkonte…!

Gazetari: Po shumë mirë po shkon. Ne punën po bëjmë, ju po bëni punën.

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ju falenderoj!

Gazetari: S’mund të ikni kështu!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Uroj, që të jemi ditë tjetër të koordinuar!

Gazetari: Nejse, mospërgjigje…

Zyra Arsimore 2

Gazetari: Si jeni?

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Si jeni ju?

Gazetari: Mirë! Ne interesohemi në lidhje për dy problematika ktu, por njëra na duhet financa. Kemi të dhëna, që një drejtor i shkollës Selishtë, i shkollës 9-vjeçare, zoti Avdi Delishi, na figuron nëpërmjet sistemit TIM-s, që jeton në Angli, që në mars dhe unë kam listë-pagesat këtu, që është paguar si drejtor.Si ka mundësi, një drejtor, ose një person, që nuk është në një punë, të paguhet? Dhe si ka firmosur listë-prezencat e mësuesve të shkollës, që drejton? Sepse muaj për muaj, mesa di unë, bëhen listë-prezenca. Më kupton? Duhet firma e drejtorit!

Financierja ZVA, Dibër: Për këtë, për çdo problem, që mund të keni, jo vetëm për këtë, por dhe për probleme të tjera, që mund të keni, do na bëni një kërkesë!

Lexo edhe :  Beteja e UÇK-së, mbushen sot 26 vite nga Epopeja e Dukagjinit

Gazetari: Jo,s’mund ta anashkaloni zonjë me atë çfarë të dha instruksione drejtoresha, sepse ne kemi ardhë nga Tirana, jemi profil investigativ, nuk jemi njëë…,e dimë mënyrën e kërkesës, për të anashkaluar.

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën, që ne të përgatitemi!

Gazetari: Po jo, s’ka përgatitje, a është..?

Financierja ZVA, Dibër: Kërkesën me shkrim ma le aty, ose çoja atje!

Gazetari: Zonjë! Ajo është, ça të kërkoj. Unë i kam…

Financierja ZVA, Dibër: Mirë! Kërkoje dhe hajde mbas nja 10 minutash, të të kthej përgjigje!

Gazetari: Ok! Mirë!

Financierja ZVA, Dibër: Është larguar nga puna.

Gazetari: Po, në korrik.

Financierja ZVA, Dibër: Ka figuruar, sepse ka qenë, ka punuar online në Angli, në Gjermani, a në Angli, nuk e di, se ku ka qenë ky.

Gazetari: Ka punuar online?

Financierja ZVA, Dibër: Ka punuar online, si gjithë të tjerët.

Gazetari: Po si i ka firmos listë-pagesat?

Financierja ZVA, Dibër: Jo ,nuk i ka firmos listë-pagesat. Çdo gjë, që ka qenë e rregullt, ne financat nuk i kalojmë, jemi shumë të saktë dhe shumë të rregullt në veprimet, që ne bëjmë.

Gazetari: Nuk mund të paguhet dikush, që s’është! A më kupton?

Financierja ZVA, Dibër: Ka qenë online, online.

Gazetari: Zonjë! Nuk funksionon online.

Financierja ZVA, Dibër: Online dhe çdo gjë me porosi dhe…

Gazetari: Sidomos drejtues institucioni.

Financierja ZVA, Dibër: Çdo gjë me porosi dhe çdokush ka qenë.

Gazetari: Unë e di, pse funksionon kështu ëë…, hyn politika në mes, hyjnë dhe kushërinjtë…

Zyra Arsimore 3

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si kalove ti?

Drejtori, Avni Delishi: Mirë! Si jeni juve?

Drejtori, Avni Delish: Ëëëë…besoj mund të merrni informacion, ka vende të tjera boll. Ok?

Drejtori, Avni Delishi: Ëëëë.., atëherë nuk kam pse, sepse unë i kam bërë gjërat, siç është për të bërë: dokumentacionet, lejen, çdo gjë. Kështu që, tani nuk jam në detyrë më si drejtor dhe nuk besoj se ka…

Drejtori, Avni Delishi: Po,po,po! Kam marrë leje edhe pastaj kam bërë dorëheqjen edhe kshu që jam okej me pjesët e mija.

Zyra Arsimore 4

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Përshëndetje! Mirë! Si jeni juve? Duhet t’ia drejtoni këtë pyetje Drejtorisë Rajonale të Durrësit, se ata janë dhe drejtoria, që emëron drejtorët!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: Po unë tani po e dëgjoj këtë, që po më thoni ju, këtë shqetësim. Të lutem bëni kërkesë te Drejtoria Rajonale Durrës!

Dr i parauniversitarit, Selim Hodaj: O zotëri! Të lutem tani! Unë po ju drejtoj si.., që rrugën që ju të merrni një përgjigje korrekte dhe transparente. Duhet t’i drejtoheni Drejtorisë Rajonale të Durrësit! Unë po e mbaj shënim si rast edhe mund të vini këtu, të merrni informacion një ditë, kur ta keni të mundur!

Gazetari: Dhe diçka tjetër zonja Dani! Juve jeni me vendim këtu si drejtoreshë e Zyrës Vendore Arsimore Peshkopi?

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Një ditë tjetër do jepen të gjitha përgjigjet, për të gjitha meraqet, që ju keni!

Gazetari: Po kur? Ditën na e thuaj të paktën, që ta dimë!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Ditën, kur juve të jeni të interesuar!

Gazetari: Ne jemi nesër!

Dr ZVA Dibër, Brikena Dani: Nesër unë nuk jam, e thashë, që unë po lëviz. Nesër jam në një takim në Tiranë. Do na drejtoheni me një kërkesë, me një shkresë dhe do zgjidhet gjithçka!

Gazetari: Po s’mund të funksionojë kështu hallkat e shtetit, me një kërkesë, duke anashkaluar problematikën! Më kupton? Sepse nuk jemi sot në këtë  profesion dhe e kuptojmë fare mirë logjikën e shkresës ose asaj gjësë zyrtare është shumë e thjeshtë./tvklan/

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV