Anulohet seanca e ardhshme e Parlamentit Europian në Strasburg, për shkak të përhapjes së Koronavirusit në masë.
Kështu, sipas kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli tanimë seanca do të mbahet në kryeqytetin belg.
“Jemi shumë të pikëlluar nga ky vendim, por transferimi i operacionit administrativ të Parlamentit Evropian do të thoshte që i gjithë personeli të futej në karantinë pas kthimit në Bruksel”, u shpreh Sassoli.
Zakonisht, Parlamenti i BE-së mblidhet një herë në muaj në Strasburg, për të votuar legjislacionin dhe për të diskutuar mbi çështje të ndryshme politike./Er.Ke/Fjala.al/