Pogradec/ Braktisi mjetin me klandestinë, arrestohet 37-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Pogradec pasi po transportonte dy klandestinë.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 37-vjeçari nga Shijaku u pikas nga uniformat blu në hyrje të qytetit të Pogradecit dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe më pas u zbulua se nuk kishte patentë.

Gjithashtu policia bën me dije se është proceduar një 41-vjeçar nga Durrësi i cili është i përfshirë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një shtetas.

Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 37 vjeç, banues në Shijak.

Forcat e policisë, kanë konstatuar në hyrje të qytetit të Pogradecit, një mjet tip “Opel Zafira”, me drejtues 37-vjeçarin, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte pasi kishte dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Shtetasi i mësipërm, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin me 2 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec dhe më pas është ndjekur, kapur dhe prangosur.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal edhe ndaj shtetasit G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

re.gu/fjala.al

Të fundit

Rikthehet kaosi në kufirin me Shqipërinë, doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe

Nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit, për 48 orë, do të paralizohet lëvizja në pikat kufitare...

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Heidi dhe Romeo pas një shkëputje të lidhjes së tyre u ribashkuan fill pas spektaklit të së martës, ku shkëmbyen puthje dhe përqafime. Dyshja simpatike...

Papa Françesku thyen traditën, lan dhe puth këmbët e grave të burgosura në Romë

Sot është e Enjtja e Madhe për besimtarët katolikë dhe ashtu siç e do tradita, Papa Françesku ka larë këmbët e 12 grave në...

Aplikacioni i motit bëhet viral, paguan pushimet tuaja nëse bie shi

Është e thjeshtë: Ju rezervoni një udhëtim, blini një ” WeatherPromise” dhe merrni një rimbursim nëse moti ju prish planet. “WeatherPromise” është një aplikacion i...

3 pyetjet që duhet t’i bëni vetes përpara se të divorcoheni

Kur ndiheni të pakënaqur në martesën tuaj, me siguri që pyesni veten: “A duhet të divorcohem?” Ndjenjat për partnerin/en, fëmijët, bashkërendimi i të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV