Covid-19/ ‘Soros’ i dhuron 1.5 milion euro Kosovës për të blerë teste PCR

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Fondacioni ‘Soros’ i ka dhuruar 1.5 milion euro Kosovës për të blerë testet PCR. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, i cili është shprehur se ‘ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksioneve Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare’.

Postimi i plotë:

Donacioni i radhës na vjen nga Soros. Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.

Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke inicuar atë.

re.gu/Fjala.al

Të fundit

200 dosje mbeten “peng” në Gjykatën Kushtetuese

Procesi i vetingut në drejtësi rrëzoi si gurët e një loje shahu 8 nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese...

Champions rikthehet me ‘show’/ United ‘makth’ i PSG, Barça shkatërron ekipin e Uzunit

Mbrëmja e parë në Champions League për këtë sezon ka rezervuar spektakël dhe gola në sfidat e para të saj. Manchester United ka mposhtur sërish...

Dendias apel Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës të ndalojnë eksportet e armëve në Turqi

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar letra homologëve të tij gjermanë, spanjollë dhe italianë, duke i nxitur ata të mos eksportojnë...

OBSH: Ja si ndërpritet zinxhiri i infektimeve me Covid-19

Kreu i Shërbimit për Situata Emergjente shëndetësore në OBSH, Mike Ryan, shprehet se mënyra më e efikase për të ndërprere zinxhirin e infektimeve nga...

BE mirëpret marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë: Po ndiqen parimet e fqinjësisë së mirë

Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për të dërguar në Hagë çështjen e detit. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna...

Lajme të tjera

Web TV