“Diku ku dielli nuk perëndon”/ Enxhi Drapi, disidente mes parimeve dhe realitetit

113 563 lexime

77,344FansaPëlqeje

Realiteti gëzon trajta dhe forma të shumta, që jo pak kokolepsen mes mendimesh dhe ndjesish. Enxhi Drapi e kornizon mes hallkash kyçe, në një roman i cili godet mentalitetin e ndrydhur dhe frikën për të përftuar doza të kulluara të asaj çka quajmë jetë. “Diku ku dielli nuk perëndon” ka karakter psiko-social dhe në qendër është femra, në saje të personazhit me emrin Helen. Megjithatë, ky roman i përvidhet protagonistit, sepse në të vërtetë nuk e ka një të tillë. Ndryshe nga një pjesë e mirë e të rinjve të sotëm, të cilët enden kuturu, 20-vjeçarja bën pjesë tek të paktët, që e vrasin mendjen për të bërë diçka, ku hedh shtat ndjenja qytetare dhe dëshira pozitive për ndikim: largpamësia fanit barriera dhe afron mes tyre njerëzit. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, Enxhi ndalet mes rreshtash, vendimesh, si dhe hedh vështrimin drejt së ardhmes.

Nga Alessia Selimi

Si lindi romani “Diku ku dielli nuk perëndon”?

Romani “Diku ku dielli nuk perëndon” është shkruar gjatë karantinës. Më është dashur rreth 1 muaj e gjysmë, pasi janë grisur shumë letra. Kurrë nuk më ka pëlqyer ideja e të shkruarit në kompjuter, kështu që libri ka marrë jetë përmes shkrimit me dorë. Jam nisur me ide shumë të qarta, për sa u takon mesazheve që kam dashur të përcjell te lexuesit; dashuria, vdekja si kërcënim, sa i largët, aq edhe real, marrëdhëniet komplekse, lidhja e pashembullt prind-fëmijë, të gjitha këto më katapultojnë në disidente të së tashmes, ku mbizotëron paragjykimi, krahasimi.

Përse libri ka pikërisht karakter psiko-social?

Unë kam përshtypjen që nuk ka gjëra të thjeshta dhe të vështira, dhe kjo transmetohet më së miri në trajtimin psikologjik dhe social të shoqërisë. Besoj se çdo individ procedon në bazë të kufizimeve, dhe në varësi të shtrirjes së tyre, jeton. Mirëpo, çështja nuk është te vendimi për të jetuar, por te mënyra se si, në ç’formë.

Si mund të përkthehet thjesht titulli i romanit “Diku ku dielli nuk perëndon”?

Ngjarja zhvillohet kudo ku preferon të zbarkojë lexuesi. Nuk ka një vend specifik, pasi fatkeqësisht paragjykimi ekziston kudo, i maskuar apo ulëritës, kjo pak rëndësi ka. Kësisoj, në lëmin e mesazheve dhe karaktereve të zbërthyera, dielli, simbol i shpresës, nuk perëndon.

Ka pasur vështirësi rrëfyesja e romanit në përvetësimin e zërit mashkullor?

Unë jam sfiduese, gjithmonë kam qenë e tillë, ndoshta edhe për faktin se jam hasur jo pak me njerëz kompleksivë dhe njëherazi arrogantë. Ndoshta kjo do të tingëllojë sa e çuditshme, aq dhe qesharake, por e pashë si një tjetër sfidë, atë të të rrëfyerit me zërin dhe karakteristikat e një mashkulli.

Duket se jeni nisur për romanin “Diku ku dielli nuk perëndon” nga zemërimi dhe emocionet e akumuluara….

Lexo edhe :  Gjyqtari Kalaja publikon dokumentat: Leksionet që na dha elita e drejtësisë gati 1 shekull më parë sot nuk i praktikon askush

Është e vërtetë! Megjithatë, qëllimi ishte, është dhe mbetet pasqyrimi i realitetit. Fatmirësisht, zemërimi nuk është emocioni mbizotërues dhe aq më pak i vetmi.

Mes rreshtash shtroni pyetjen nëse njeriu është apo jo një qenie egoiste? Ende nuk e keni një përgjigje për këtë?

(Qesh) Bëhet fjalë për një moment në libër në të cilin nuk dua që lexuesi të ndikohet nga përfundime të zeza, të shtypura mbi të bardhë. Fokusi është tjetërkund. Më është krijuar përshtypja se qenia njerëzore është krijuar për të qenë egoiste. Mirëpo, egoizmi gëzon shumë pole dhe, pa dyshim, unë parapëlqej të besoj se njeriu është i zoti të zgjedhë mes ekstremeve, të mirës dhe së keqes.

A mendoni se ka një shkollë për t’u bërë shkrimtar? Leximi ndoshta?

Shkrimtar lind, ndonëse kam përshtypjen që e identifikon guximi; nëse nuk ka guxim të fërkojë lapsin mbi letër…. Përshtypja e lexuesit ka të njëjtën peshë, sa më pozitive të jetë, aq më shumë nxitet dëshira e shkrimtarit për të qenë i tillë. Duke u nisur nga ky mendim, Enxhi gëzon karakterin dhe shpirtin e një shkrimtareje. Për sa i takon leximit, kjo ka vlerë tepër të kufizuar. Megjithatë, në kërkim të perfeksionit, ndonëse ky i fundit nuk ekziston, leximi është kusht. Por, mbi të gjitha, leximi duhet të jetë dëshirë, dhe për mua kjo dëshirë asociohet me emra shqiptarë dhe të huaj, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Charles Bukowski, Switzerland etj.

Besoni te lexuesi besnik?

Deri më tani nuk besoja, sepse ka shumë autorë të talentuar dhe krahasimi mes tyre është i pashmangshëm. Kësisoj, besnikëria mbetet mbi një tra, lëkundet. Mirëpo, gjyshi im, i cili nuk është se ka lexuar ndër vite, kryesisht për shkak të rrethanave dhe jetës së kushtëzuar, është lexuesi më besnik që njoh; më merr thuajse çdo ditë në telefon dhe më pyet për çdo paragraf që lexon, si dhe provokon debat për rrjedhën e ngjarjeve.

Si shtrihet e ardhmja?

Momentalisht jam duke punuar për daljen në treg të një libri poezish. U bënë vite që i drejtohem kësaj gjinie letrare, dhe e shoh të pashkëputur. Gjithashtu, po skicoj vëllimin e dytë të romanit “Diku ku dielli nuk perëndon”, me bindjen se mesazhi ende nuk është përçuar siç duhet. Për të qenë e sinqertë, kanë qenë shumë të paktë personat e afërt që më kanë uruar për botimin e librit të parë, vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe miqësor. Nuk e di arsyen, mund të jetë personale. Por them se nuk ka kritikë më të mirë sesa mosurimi, dhe pikërisht për këtë arsye nuk dua të stepem.  /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

“Co*vid ka kurajon të më sfidojë mua”/ Ibrahimoviç bën reagimin epik pas infektimit

Ditën e sotme në mediat e huaja qarkulloi lajmi se Zlatan Ibrahimoviç, rezultoi i prekur më Covid-19. Këtë gjë...

Lajm i Fundit/Forcat “Renea” ndërhyjnë në banesën e 71-vjeçarit në Elbasan, dëgjohen sërish të shtëna me armë

Ka qëlluar sërish me armë 71-vjeçari në Elbasan i cili vijon prej 4 orësh i ngujuar në banesën e tij. Sipas burimeve forcat "Renea" kanë...

Tjetër tërmet lëkund vendin, ja magnituda

Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin para pak minutash. Epiqendra e tij ka qenë 10 km në veriperëndim të Lushnjës. Lëkundjet kanë qenë me...

Shënohen 23 viktima dhe 1 786 raste të reja me Covid-19 në Itali

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,786 raste të reja me Covid-19 në Itali duke e çuar në total numrin e të prekurve...

“Miu” gjigant tmerroi njerëzit, ja e vërteta e ngjarjes së pazakontë -VIDEO

Pastruesit në qytetin e ‘Mexico-s’ janë përballur me një makth të vërtetë më 18 shtator kur zbuluan atë që dukej si një mi gjigant...

Lajme të tjera

Web TV