Ja pse Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësi për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, Peter Stano është shprehur në një konferencë për shtyp se Kosova aktualisht nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE.

Sipas Stano, Kosova nuk mund të aplikojë në Bashkimin Evropian për disa arsye, ndër to fakti që Kosova nuk është njohur ende nga pesë shtete anëtare të BE-së; Kosova ka firmosur në Uashington për të mos aplikuar për anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare si dhe kriter është dhe normalizimi i raporteve me Serbinë.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”. Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim. Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet… “, u shpreh Stano./re.gu/Fjala.al

Të fundit

4 arsye pse martesat e dyta mund të jenë më të lumtura

Sipas “The Marriage Foundation”, martesat që bëhen për herë të parë kanë 45% shanse që të përfundojnë në divorc,...

“Hiq dorë nga presionet”, Kryemadhi mesazh Metës pak orë para mbledhjes

Ajo nënkupton se Meta duhet të heqë dorë nga “bullizimi” dhe përjashtimi i anëtarëve të PL-së. Monika Kryemadhi i ka dërguar një mesazh bashkëshortit të...

Të rinjtë zëvendësohen me pensionistë/ Kompanitë gjejnë zgjidhje te mosha e tretë

Bizneset po punësojnë pensionistë, për shkak të të rinjtë nuk preferojnë të punojnë për shkak të pagave të ulëta. Raporti i të rinjve që janë...

U aksidentua në punë, vdes punonjësi i Bashkisë (Emri)

Gjatë mesditës së sotme ka humbur jetën punonjësi i Bashkisë së Elbasanit, Eduart Balliu, i cili pësoi aksident gjatë punës pak ditë më parë. Balliu...

Tre shenjat më inteligjente të horoskopit

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të veçanta. Ndërsa disa shenja janë...

Lajme të tjera

Web TV