Si e sollëm në Shqipëri të arrestuar diplomatin Vullnet Thanasi, nipin e Hysni Kapos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Hajro Limaj

(Ish-zbulues strategjik ushtarak)

Ishte fundi i gushtit 1987. Ndodhesha me shërbim në Stamboll. Në bregdetin e Bosforit po bisedonim me konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë, Ali Ymerin. Kur po mbaronim bisedën, radisti më solli një radiogram tepër sekret, të shifruar. Pasi e deshifrova, rezultoi se urdhërohesha nga qendra në Tiranë se me mbërritjen në Konstancë të Rumanisë, duhej t’i bashkohesha operacionit të drejtuar nga Nikollaq Ziu, zëvendësdrejtor i Zbulimit Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Se çfarë operacioni ishte nuk më thuhej asnjë fjalë. Të nesërmen pasdite anija me të cilën udhëtoja u ankorua në kalatat e portit më të madh të Ballkanit, në Kostancë. Sa për kuriozitet, ky port pothuajse shumicën e kohës është i mbuluar nga mjegulla.

Me kapitenin e anijes shkuam në agjencinë përkatëse dhe dorëzuam dokumentet e nevojshme. Këtu pinim edhe kafetë e mirëseardhjes që na ofronin autoritetet portuale. Sapo u kthyem në hyrje të portit mbërritën dy makinat diplomatike të ambasadës sonë nga Bukureshti. Hipëm të shtrënguar te makina e dytë. Kur arritëm te shkallët e lëvizshme të anijes, nga makina e parë zbriti Nikollaq Ziu, oficeri i ndërhyrjes së shpejtë, Muharrem Abazi, që kishte ardhur nga Tirana dhe Vullnet Thanasi, i arrestuar, të cilit mbi prangat e duarve i kishin hedhur xhaketën. Ndërsa nga makina ku hipëm ne zbriti bashkëshortja me pranga në duar dhe dy djemtë e Vullnetit.

Për sistemimin e tyre ishin rregulluar dy dhoma te posaçme. Në njërën u vendos i vetëm Vullneti, ndërsa në tjetrën bashkëshortja me dy djemtë. Për Vullnetin u morën masa të rrepta sigurie. I arrestuar, me pranga në duar, në kokë helmetë çeliku dhe i shtrirë në krevat, i lidhur më zinxhirë në të dyja këmbët dhe të dyja duart. Ndërsa bashkëshortja ishte vetëm me duar të lidhura. Masat ishin tepër të rrepta, sikur kishim të bënim me një grup terrorist me rrezikshmëri të lartë globale. Gjatë ditës, dy fëmijët e vegjël, njeri më i bukur se tjetri, qëndronin në kuvertë të anijes. Kur u nisëm për t’u rikthyer në atdhe, veçanërisht në ngushticën e Bosforit dhe të Dardaneleve, rritëm në maksimum masat e vrojtimit dhe të sigurisë, pasi mendohej se ai mund të ishte një agjent kapital dhe do të ndërhynin shërbimet e huaja të zbulimit për ta shpëtuar.

Të tre ne: Nikollaqi, unë dhe Muharremi kryenim shërbimin pranë Vullnetit nga 4 orë pa ndërprerje. Vullnetin, e njihja në një farë mase, kur ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme. E dija mjaft mirë që ishte nipi i Hysni Kapos, sekretarit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë dhe anëtarit të Byrosë Politike. Zëvendësi i parë i Enver Hoxhës në linjë partie, i cili u nda nga jeta më 23 Shtator 1979 nga një sëmundje e rëndë, në një klinikë në Paris të Francës. Po kështu e dija që për dy vjet kishte qenë sekretar i parë i ambasadës tonë në Çekosllovaki. I njihja babain dhe nënën, xha Qazimin dhe Afërditën, pasi ishin miq me xhaxhain tim, Xhemil Selamin (Limaj) që kishte qenë këshilltar i Hysni Kapos dhe pastaj diplomat në Turqi dhe Egjipt.

Ata ishin edhe komshinj të mirë. Me lot ndër sy dhe i drobitur Vullneti më tregoi se çfarë kishte ndodhur me të. Më datën 21 gusht në kufirin midis Austrisë dhe Çekosllavakisë, në doganën e Austrisë, në bagazhin e makinës diplomatike një doganier i kishte gjetur një sasi stekash me cigare dhe pije alkoolike, raki dhe konjak, për të cilat e kishin bllokuar, si një veprim kontrabande të asaj kohe. Ishte njoftuar Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ata kishin urdhëruar dy diplomatët tanë në Vjenë që ta merrnin nga dogana dhe nëpërmjet Austrisë ta sillnin me avion për në Tiranë. Rrugës për në Vjenë ai kishte qëlluar me grusht diplomatin që ngiste makinën, Kujtim Brati, pasi në bisedën që zhvillonte me kolegun e tij kishte dëgjuar urdhrin e ministrit të Brendshëm, Hekuran Isai, që “ta sillnin gjallë a vdekur, me çdo kusht në Shqipëri”. Pastaj kishte zbritur nga makina dhe ishte rifutur në Çekosllovaki.

Lexo edhe :  Çfarë po sjell era Bardhi për PD-në e Rithemelimit

Mbas dy ditësh ishte rikthyer në Pragë pranë familjes. Këtu kishte pasur shumë probleme, sidomos arrestimi dhe largimi nga personeli i ambasadës, operacion që e kishte drejtuar Nikollaq Ziu. Mbas dy ditësh largimi nga ambasada, kur ai po udhëtonte me familjen drejt aeroportit të Pragës, për t’ u larguar përfundimisht për në Suedi, me ndihmën e policisë çekosllovake, ishte arrestuar në aeroport dhe më vonë, pas njoftimit zyrtar ua kishin dorëzuar autoriteteve shqiptare. Kjo ishte tabloja e kësaj ngjarjeje, që u fry dhe u rrit më shumë nga mënyra se si u komunikua dhe u veprua me të, sesa gabimi i bërë prej tij, i cili sot as që mund të mendohet të trajtohet kështu. Mbas 4 ditësh e netësh rrugëtimi detar nëpërmjet Detit të Zi, ngushticës së Bosforit, Marmarasë, detit Egje, me kthesë në fund të Kretës, hymë në ujërat e detit Jon. Kur kishte nevojat personale thërrisnim Muharremin, oficerin e forcave speciale, i cili e çonte në tualet vetëm duke i liruar duart, por pa i hequr helmetën nga koka.

Kur mbërritëm në kalatat e Durrësit na priste zëvendësministri i Brendshëm dhe drejtori i përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit, Zylyftar Ramizi dhe shumë autoritete të tjera të kësaj fushe. Kur e zbritën nga shkallët e anijes në kalatë, Zylyftari e goditi lehtë mbi helmetën e kokës. Për këtë “krim” dhe akuzë gjykata e dënoi Vullnetin me pushkatim, ndërsa Presidiumi i Kuvendit Popullor, i drejtuar nga Ramiz Alia, ia zbriti me 25 vjet burgim. Ndërsa të shoqen me dy fëmijët i internuan në Burrel. Nëna e tij, Afërdita, motra e Hysni Kapos, pësoi një goditje të rëndë dhe për pak kohë u nda nga jeta. Vullneti dënimin e vuajti në burgun e Qafë-Barit, rreth 18 km larg qytetit të Pukës i ndërtuar midis grykave të maleve.

“Në këtë burg ishin 500 të burgosur politikë, që ishin dënuar mbi 25 vite burg. Këta të burgosur punonin nëpër galeritë e minierës me tri turne. Kampi ishte i rrethuar me tre rreshta telash me gjemba, me lartësi mbi 4 metra. Rrethimi kishte rreth 20 kulla vrojtimi në lartësi mbi 8 metra, ku ushtarët ishin të pajisur me të gjitha llojet e armatimit. Në këtë burg ka qenë Moisi Miraka, djali i ministrit të Zogut, Kolë Miraka, Viktor Stratoberdha (regjisori i filmit Skënderbeu), Dilaver Noka, Vullnet Thanasi (nipi i Hysni Kapos), Gaspër Gaspri, këngëtari Sherif Merdani, inxhinierët e “grupit armiqësor të naftës”, të Lipe Nashit etj.” Duke përfituar nga kaosi i viteve ‘91 Vullneti doli nga burgu dhe së bashku me familjen mundi të largohej përfundimisht në Suedi. Ndërsa sot korrupsioni dhe kontrabanda ka pushtuar shtetin dhe politikën. Asnjë qeveritar apo politikan nuk është arrestuar dhe dënuar për këto veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në ato kohëra Vullneti u ndëshkua për pak gjë aq ashpër individualisht dhe familjarisht…/Ra.My.Fjala,al/

 

Të fundit

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë...

Kryemadhi përplaset me Metën: Meritokracia ka rëndësi, jo servilizmi

Deputetja e Partisë së Lirisë në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë së PL-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur Ilir Metës në lidhje me...

E diela dita më e ftohtë e javës, ja sa do të shënojë termometri

Ditën e shtunë pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike. Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim...

Nga Meta e Monika, te Besi me Xhensilën dhe Elvana, si SPAK po “ndan” çiftet VIP

Me hetimet e tij, SPAK-u po kthehet në një nga arsyet kryesore të divorceve në radhët e “VIP-ave”, në të gjitha fushat e mundshme,...

Metën e kemi parë majë hekurave, sepse po i vijnë hekurat!

Nga Spartak Ngjela Goditja antikorrupsion për të korrupuarit e mëdhenj është tragjedia e tyre sot në Shqipëri. Por, më i akuzuari, Ilir Meta, po paraqet një...

Lajme të tjera

Web TV