Lewis Hamilton: Kalimi i Vettel tek Aston Martin është ideal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sebastian Vettel ka bërë zgjedhjen “ideale” me transferimin tek Aston Martin për sezonin e ardhshëm, sipas Lewis Hamilton.

Kalimi i Vettel në ekipin e njohur si Racing Point, u njoftua të Enjten, një ditë pasi Sergio Perez deklaroi se do të largohej.

“U ndjeva vërtet i kënaqur kur e dëgjova, tashmë ekipi ka pronarë të rinj, është duke bërë hapa të mëdhenj përpara dhe do të vazhdojë të rritet” -shprehet Hamilton.
Kampioni i botës mendon se transferimi i Vettel është një armë e mirë zhvillimi për ekipin anglez.

“Ndoshta po tregohem i njëanshëm, por besoj se përvoja vlen shumë. Ai padyshim që ka pasur një kohë të vështirë tek Ferrari, por le të kujtojmë se ai është katër herë kampion i botës. Kam besimin se mund ta çojë atë ekip edhe më tej, në një drejtim më të mirë për sa i përket zhvillimit të makinave” -tha 35 vjecari.

Piloti britanik, duke folur në prag të fundjavës së Grand Prix të Toskanas, shtoi se ai ndjente keqardhje për Sergio Perez, por tha se meksikani ishte një pilot i shkëlqyeshëm dhe shpresojmë se do të ketë mundësi të tjera në të ardhmen.

Fj.Ak/Fjala.al

Të fundit

Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Vitet e fundit kemi parë të famshëm që thonë se kanë zbuluar se vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik...

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës

Një zjarr ka shpërthyer në një nga ndërtesat më të vjetra të Kopenhagës. Sipas mediave të huaja, ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje. Zjarri...

Rrëfimi i rrallë i Spartak Ngjelës: Kur u arrestova, u ndava dhunshëm nga e dashura…

Mbrëmjen e djeshme, avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa ishte i ftuar në në Top Story , ka rrëfyer një ngjarje nga jeta e...

PS u largua nga mbledhja e ‘TIMS’, Toni Gogu: U shkel ligji

Nënkryetari i komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS ka reaguar pasi u larguan nga mbledhja që po mbahej një ditë...

Zjarri në Urgjencën e QSUT-së/ Prokuroria urdhëron riekspertim të shkaqeve të zjarrit

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit që ndodhi në katin e nëndheshëm të Urgjencës së Spitalit Universitar “Nënë Tereza”. Raportohet se...

Lajme të tjera

Web TV