Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, një i arrestuar dhe dy në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të akuzuar për transportin e 20 emigrantëve të paligjshëm.

Sipas uniformave blu, i arrestuari dhe personat e shpallur në kërkim iu premtonin emigrantëve kalimin në vendet e BE-së kundrejt shumave të caktuara të parave.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur tre raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Gajtani, 46 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, i cili u kap nga punonjësit e Policisë Rrugore, në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, duke transportuar me mjetin furgon tip “Volksëagen”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu filloi procedimi penal dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, janë vënë në ndjekje të dy automjeteve, respektivisht fuoristradë tip “Benz” dhe mjetit furgon tip “Ford Transit”, me drejtues shtetasit e lartpërmendur, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar dhe kanë braktisur mjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Lexo edhe :  Berisha kërkon të shkojë në Kuvend/ Përfundon seanca, vendimi jepet sot

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

Lajme të tjera

Web TV