Arrest shtëpie për gjyqtaren, flasin avokatët: Vendimi është marrë jashtë Gjykatës, nuk ka prova

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Avokatët e 5 të arrestuarve për korrupsionin në Gjykatën e Apelit në Korçë e kanë cilësuar vendimin për arrest shtëpie si një vendim të marrë jashtë dyerve të Gjykatës.

Personat e lënë në arrest shtëpie janë gjyqtarja Mmimoza Margjeka, bashkëshorti i saj Arben Cara, Nejton BAli dhe Klaudjo Zhilla.

Po ashtu ata cilësojnë se procesi është joligjor pasi nuk ka indicie për Arben Carën dhe për Mimoza Margjekën por ata u penalizuan.

Më tej njëri prej tyre bën me dije se ka selektivitet në këtë proces dhe nuk ka prova për të arrestuarit që kanë ushtruar korrupsion.

Por në fakt gjyqtarja është arrestuar nga Policia pasi u ndikua nga disa persona të tjerë për të liruar nga burgu për 6 mijë euro Ortjon Bali. Bashkëshorti i saj, Arben Cara, shef departamenti në Universitetin e Durrësit luante rolin e sekserit.

”S’ka prova. E dyta, çështja është marrë nga një trup gjykues me tre anëtarë, dhe procedohet nga një anëtar. Nuk asbsolutisht që të zbatohet një masë represive e tillë.

Ka selektivitet. Në një procesverbal transkripti, enkas Gjykata kur ka dhënë masën, dhe nuk e ka referuar, ku individit të përgjuar flet me avokaten, dhe thotë se ka mbaruar punë.

Prokuroria ka mbajtur qëndrim të drejtë, është indicie që s’provohet. Por kur për Arben Carën dhe Mimoza Margjekën s’ka indicie, si i penalizon.

Marrëdhëniët me të përfaqësuarën i kam brenda Gjykatës. ”- thane avokatët.


Të fundit

SHÇBA arreston dy punonjësit e policisë për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar dy punonjës policie, pasi akzuohen për “Shpërdorim detyre” dhe...

Me çanta të mbushura me drogë tentuan të kalonin kufirin, arrestohen 3 shqiptarët në Greqi

Janë kapur rreth 30 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është finalizuar nga policia greke në Follerinë, në afërsi të Kapshticës. Në pranga kanë rënë 3...

Dënohet me 28 vjet burg “baroni i drogës”, në Meksikë

Ish-udhëheqësi i kartelit Juarez, Vicente Carrillo Fuentes është dënuar me 28 vjet burg për trafik droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se mbi të...

Tërmet në veri të vendit, lëkundjet ndihen deri në Tiranë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë në veri të vendit, por është ndjerë dhe në...

Hapen aplikimet për 500 vende në shkollën e policisë për “patrullë të përgjithshme”

Hapen aplikimet për 500 vende për “patrullë të përgjithshme” për në Shkollën e Policisë. Mësohet se procesi i aplikimit është i hapur deri në...

Lajme të tjera

Web TV