Detaje shokuese nga abuzimi i të miturës në Pogradec, u përdhunua dhe u rrah mizorisht për gati 2 muaj

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Detaje të reja zbardhen nga abuzimi seksual i 13-vjeçares nga një 46-vjeçar në fshatin Vërdovë të njësisë Buçimas, Pogradec.

Vajza me të arrestuarin e akuzuar për marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të miturën Blerim Bizgjoni ishin komshinj.

Bizgjoni, çoban është me origjinë nga Rrodokal i Mokrës dhe njihej në fshat si njeri problematik.

Burime për “Fjala.al” bëjnë të ditur gjithashtu se vajza vinte nga një familje shumë e varfër dhe i ati ishte me aftësi të kufizuara mendore ndërsa e ëma pa punë.

Nga burimet mësohet se abuzimi seksual ka nisur më 30 korrik kur ka marrë vajzën me pretendimin se do të kujdesej dhe do e mbronte.

“Mësohet se abuzimi seksual ka nisur ditën e Bajramit dhe më pas e ka mbajtur me forcë për më shumë se dy muaj.

Vetëm 2 ditë më parë vajza ka mundur të takojë oficerin e zonës duke bërë denoncimin. Gjithashtu nga dëshmia e vajzës mësohet se e mitura ishte shoqe me vajzën e përdhunuesit dhe shkonte shpesh tek shtëpia e saj.

“Ai më mbante në shtëpi dhe bënte sikur kujdesej për mua, por më ngacmonte dhe më pas më përdhunoi. Për herë të parë më ka përdhunuar në qershor të këtij viti”, ka dëshmuar 13-vjeçarja në polici.

Pas denoncimit të 13-vjeçares, policia ka kërkuar bërjen e ekspertizën mjekësore për të vërtetuar abuzimin. Ekspertiza ka konfirmuar abuzimin ndaj vajzës.

Familjarët e autorit kanë kërkuar nga familjarët e vajzës së abuzuar që të tërheqë padinë ndaj tij. Pritet që Bizgjoni të dalë para gjykatës në ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Aktori i njohur francez në telashe, akuza për përdhunim e dhunë seksuale ndaj një 22-vjeçare

Aktori i njohur francez Gerard Depardieu ndodhet në hetim për përdhunim dhe dhunë seksuale ndaj një aktoreje të re...

17-vjeçari humbi betejën me Covid-19, mjekja e përlotur rrëfen fjalët e fundit të tij

E hëna e 22 shkurtit shënoi viktimën në moshë më të re në vendin tonë nga Covid. 17-vjeçar, Qamil Seiti nga Tirana, humbi betejën...

Aksident masiv në autostradë, përplasen 39 makina, plagosen 10 persona (VIDEO)

Në një autostradë në Bashkiria të Rusisë, 39 makina u  përfshinë në një aksident si shkak i motit të keq, raporton AW. Aksidenti ndodhi në...

Edhe Bulku zbret në fushë, ekipi kombëtar të Nën-17-vjeçarëve nis përzgjedhjet

Ekipi Kombëtar i Nën-18-vjeçarëve do të zhvillojë të enjten (datë 25 shkurt 2021) një seleksionim me lojtarë të vitlindjeve 2005-2006 nën drejtimin e trajnerit...

Kandidati i PD-së në Korçë: Do t’ju japim kredi të lani borxhet

Kandidati i Partisë Demokratike në Korçë, Andrea Mano ka qenë i pranishëm në një familje në zonë prej nga ka bërë një premtim ‘qesharak’....

Lajme të tjera

Web TV