Emri/ Në kërkim nga drejtësia për vrasje, mashtroi në Rinas duke dhënë emër të rremë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prangat e policisë ka rënë 54-vjeçari i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ka qenë i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Ai u ndalua në hyrje, për verifikim më të detajuar i cili ishte kthyer deportiv nga Anglia. Në momentin e parë në Policinë Kufitare të Rinasit shtetasi Adrian Hoxha ka dhënë gjeneralitete të tjera duke bërë që punonjësit e Policisë të dyshonin për vërtetësinë e tyre. Më pas falë verifikimeve të thelluara, shkëmbimit të informacionit në kohë mes Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, identifikohet dhe vihet në pranga.

Pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare e Rinasit në sistemin TIMS dhe dyshimeve të lindura gjatë pohimit të tij në kohën e intervistimit, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, u bë i mundur identifikimi i gjeneraliteteve të vërteta dhe rezultoi se ai ishte shtetasi i shpallur në kërkim Adrian Hoxha (Haziz Hysa), 54 vjeç, banues në Siqecë, Patos, i cili udhëtonte si pasagjer i deportuar nga Anglia për në Shqipëri.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 17.04.1998, e ka dënuar këtë shtetas me 16 vite burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Në datën 30.01.1995, në fshatin Siqecë, Patos ai ka vrarë me armë gjahu për motive të dobëta, shtetasin M. Z.

54-vjeçari iu dorëzua Patrullës së Përgjithshme të Policisë në DVP Fier, për shoqërim dhe veprime të mëtejshme dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier kanë bërë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zhdukja e 3-vjeҫarit në Durrës/ Pas gjyshit, vihet në pranga dhe një tjetër i dyshuar

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende nuk asnjë gjurmë të...

Meghan Markle lançon produktin e parë nga brandi i saj i ri

Dukesha e Sussex Meghan Markle ka lançuar produktin e parë nga biznesi i saj i ri ‘American Riviera Orchard’, duke u dërguar influencuesëve dhe...

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Shkon në 20 numri i viktimave

Përmbytjet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë shkaktuar 20 viktima, raporton BBC. Përmbytjet bënë që të ndërpriten fluturimet në aeroportin e dytë më të ngarkuar...

Media amerikane: Ksamili, vendpushimi mesdhetar i ngjashëm me Maldivet

Për shkak të fluturimeve të pakëndshme dhe të shtrenjta në distanca të gjata në Maldive, britanikët po shfaqin më shumë hezitim për të udhëtuar. Harrojini...

VIDEO/ Rama publikon pamjet, ja si duket spitali i Mirditës pas rikonstruksionit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i spitalit të Mirditës. Spitali i është nënshtruar një rikonstruksioni jo vetëm në fasadën e jashtme,...

Lajme të tjera

Web TV