Greqia i kundërpërgjigjet Turqisë/ Mitsotakis: Gati të blejmë 18 avionë luftarakë

113 563 lexime

77,309FansaPëlqeje

Pas deklaratave të ndryshme nga Turqia për Greqinë, nuk kanë munguar as kundërpërgjigjet e këtyre të fundit.

Ishte Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili nga Selaniku ka folur për masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit. Deklarata e tij vjen pikërisht në një periudhë kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.

Ai theksoi se në ditët e ardhshme do të nënshkruajë me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale, 4 fregata të reja franceze dhe  rinovimin e 4 të tjerave.

Gjithashtu ai tha se do të rinovohet arsenali i këmbësorisë, marinës detare, forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15.000 burra dhe gra më shumë.

Sipas tij do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ushtri, me synim pajisjen e saj me sistemet më moderne të kohës.

Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe.

“Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu i krizave mund të bëhet prologu i diskutimeve”, – është shprehur ai.

 

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A do të luajë ndaj Barcelonës? Del përgjigjia përfundimtare për Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë prezent në sfidën mes Juventusit dhe Barcelonës. Portugezi nuk e ka kaluar ende Covid-19...

Policia jep detaje për arrestimin e avokatit në Lezhë: Efektivit i grisi bluzën dhe e goditi me grusht

Policia e Lezhës ka sqaruar arrestimin e avokatit Gjergj Neli pasditen e sotme, pasi bashkëshortja e tij akuzoi policinë se kishin ushtruar dhunë ndaj...

Presidenti i Barcelonës jep dorëheqjen para sfidës me Juventusin

Joseph Bartomeu dhe grupi i tij i drejtuesve, kanë dhënë dorëheqjen nga Barcelona 24 orë para ndeshjes me Juventusin. Njeriu që mbajti për 7 vite...

Ndalohen 5 sirianë në Pogradec

Policia në Pogradec ka ndaluar 5 shtetas sirianë. Mësohet se refugjatët e arrestuar ishin refugjate dhe po udhëtonin me një maninë. Por kur mjeti ka...

Bayern nuk ndalet, Interi ngec sërish në Champions.

Janë mbyllur dy sfidat e para të Champions League për të martën. Bayern Munchen ka bijuar serinë e fitoreve duke mposhtur Locomotiv Moscoë në...

Lajme të tjera

Web TV