Komenton me tone negative për ushtrinë pakistaneze, përfundon në pranga gazetari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar pakistanez është arrestuar në qytetin Karaçi, nën akuzat se ka shpërndarë në rrjetet sociale, materiale me tone urrejtjeje ndaj ushtrisë së vendit.

Bilal Farooqi, që punon për gazetën në gjuhën angleze Express Tribune, është arrestuar në shtëpinë e tij ditën e djeshme .

“Përmes postimeve në rrjetet sociale, Bilal Farooqi ka shpifur kundër Ushtrisë pakistaneze dhe në këto postime ai ka përdorur elemente anti-shtetërore”, thuhet në raportin policor të cilin e ka vëzhguar agjencia e lajmeve Reuters.

Në po këtë raport po ashtu pretendohet se gazetari përmes rrjeteve sociale ka nxitur urrejtje fetare dhe ka tentuar të nxisë kryengritje kundër ushtrisë.

Familja e gazetarit Farooqi tha për mediat sociale se policia ka konfiskuar telefonin e tij dhe ka bastisur shtëpinë e gazetarit.

Nga ana tjetër gazetarët dhe avokuesit për liri të shtypit e kanë akuzuar Ushtrinë pakistaneze dhe agjencitë e tjera se po i bëjnë presion mediave që të zbusin kritikat e tyre ndaj ushtrisë, gjatë raportimeve mediale. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Lajme të tjera

Web TV