Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që më 14 shtator të nisë viti i ri shkollor.
Hoti, përmes një postimi në Facebook tha se mbajtja e mësimit do të bëhet duke respektuar të gjitha udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
“Tash është në dorën tonë si prindër që të kujdesemi që fëmijët tanë të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e IKSHPK-së, duke filluar nga shfrytëzimi i transportit për në shkollë, hyrja në shkollë, qëndrimi në klasë, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pastërtia e duarve dhe udhëzimet e tjera”, ka shkruar Hoti. Ru. Do/ Fjala. al