Mjeku shqiptar në Itali, Edvin Zekaj: Trajtimi i pacientëve me terapinë plazmatike, ja efikasiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, në Shqipëri ka nisur trajtimi i pacientëve të prekur me COVID-19 me terapinë plazmatike, e cila është përdorur si pjesë e protokolleve mjekësore në vendet e zhvilluara kundër COVID-19. Në një intervistë për gazetën “Fjala”, neurokirugu shqiptar, Edvin Zekaj, i cili prej vitesh punon në spitalin Galeazzi, në Milano, tregon se sa efikase është kjo formë terapie dhe në çfarë faze duhet përdorur te pacientët.

Nga Ina Allkanjari

Në dy spitalet Covid në vend ka nisur trajtimi i pacientëve me terapinë e plazmës së gjakut. Aktualisht, 16 pacientë po trajtohen më këtë terapi të re në Spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi”. Kjo formë trajtimi bazohet në infuzionin e plazmës së pacientëve të shëruar me Covid dhe që kanë një titull të lartë antitrupash ndaj Sars-Cov2.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, neurokirugu shqiptar, Edvin Zekaj, i cili prej vitesh punon në spitalin Galeazzi, në Milano, tregon se sa efikase është kjo formë terapie dhe në çfarë faze duhet përdorur te pacientët. Mjeku thekson se pacientët që e kanë kaluar virusin COVID-19, duhet të përmbushin disa kritere për donacionin e gjakut, përpara se të merret plazma. Më tej Zekaj shprehet se nuk ka një terapi specifike për këtë sëmundje, por terapitë kanë për qëllim të eliminojnë komplikimet që vijnë nga SarsCov2.

Mjeku apelon për ndërgjegjësim të popullatës, e cila, sipas tij, duhet të kuptojë që, nëse ka shenja të virusit, duhet të njoftojë dhe të vetizolohet që në fazat fillestare. Sipas neurokirurgut, mënyra e vetme që kemi aktualisht në “luftën” me COVID-19 është ulja e përhapjes së virusit, teksa nënvizon se të gjitha të tjerat janë terapi suporti.

Çfarë është terapia me antitrupa plazmatikë?

Kjo formë trajtimi bazohet në infuzionin e plazmës së pacientëve të shëruar me Covid dhe që kanë një titull të lartë antitrupash ndaj Sars-Cov2.

Pacienti duhet të jetë një kandidat i dhurimit të gjakut, pra të mos ketë sëmundje infektive që transmetohen me gjakun ose sëmundje që janë kundërindikim për dhurimin e gjakut.

A është efikase kjo terapi, dhe në cilën fazë të sëmundjes duhet përdorur?

Nga literatura ka pasur njëfarë efikasiteti si masë profilaktike, para ose pas ekspozimit viral, ndërsa në trajtimin e vetë infeksionit simptomatik nuk është vërtetuar efikasiteti. Për sa i përket fazës kur duhet përdorur është më efektive kur jepet si profilaktike, ose menjëherë pas fillimit të simptomave.

Si mund të rekrutohen pacientët?

Diagnozë Sars-Cov2 dhe evidencë prezence antikorpesh. Pas 14 ditësh që simptomat kanë kaluar, mund të bëhet një screening predonacion; a) vlerësim klinik që nuk ka më infeksion aktiv, b) merret sieri për dozimin e antikorpeve Sars2 dhe, nëse titrimi është mbi 160, mund të kalohet në fazën tjetër. Pacienti duhet të përmbushë kriteret për donacionin e gjakut dhe më në fund mund të merret plazma.

Kjo terapi u përdor para disa muajsh në Itali, a pati rezultat?

Lexo edhe :  “Ma digjni trupin dhe hirin hidheni në Shqipëri…” Amaneti i Naum Priftit

Fillimisht u përdor në spitalin San Matteo të Pavisë dhe në spitalin Carlo Pina të Mantovës, të cilat publikuan rezultatet e 46 pacientëve. Sipas të dhënave të publikuara nga dy spitalet, kjo lloj terapie pati rezultate.

Çfarë medikamentesh përdoren për pacientët e hospitalizuar në Itali?

Nuk ka një terapi specifike për këtë sëmundje, por terapitë kanë për qëllim të eliminojnë komplikimet që vijnë nga Sars-Cov2. Një nga komplikimet ësht tromboza, ndaj ilaçi që është përdorur kundër trombozës është seleparina kleksan, që në disa raste është përdorur në doza jo thjesht profilaktike, por në doza terapeutike. I dyti që përdoret kur ka një përgjigje të lartë të citokinave, është terapia m kortizon. Pastaj të tjerat janë të gjitha terapi suporti. Terapia antibiotike përdoret nëse ka një superinfeksion bakterial; është përdorur azitromicina dhe në raste që izolohet bakteri, bëhet terapia antibiotike ndaj bakterit, të gjitha të tjerat janë terapi suporti.

Si e shihni situatën aktuale të Covid-19 në Shqipëri?

Për fat të keq, jo shumë mirë dhe, për fat të keq, shumë pacientë vazhdojnë të kurohen në shtëpi, në mënyra empirike, ndërsa shumë të tjerë kanë edhe frikë të shtrohen. Ndaj situata nuk paraqitet shumë e thjeshtë.

Çfarë duhej bërë ndryshe në Shqipëri në luftën me koronavirusin?

Për mendimin tim, një pikë që duhej përmirësuar ishte sensibilizimi i popullatës. Jo thjesht nga ne mjekët, por me historitë e pacientëve, duhej kuptuar serioziteti dhe rëndësia e këtij virusi. Disa norma elementare mund të parandalonin përhapjen në masë të këtij virusi.

Cila është këshilla juaj për ta luftuar si duhet COVID-19?

Ndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilët duhet ta kuptojnë që nëse kanë shenja të virusit , duhet të njoftojnë dhe të vetizolohen që në fazat fillestare. Pra, mënyra e vetme që kemi është ulja e përhapjes së virusit, të gjitha të tjerat janë terapi suporti.

Sa e vështirë bëhet puna e një doktori përballë një situate pandemie, ku vetë mjekët e vijës së parë rrezikojnë edhe jetën e tyre?

Të gjithë ne jemi njerëz, pastaj mjekë, jemi familjarë. Ndaj, puna është shumë e vështirë, sidomos kur shikon çfarë mund të bëjë ky virus normalisht të gjithë bëhen më të kujdesshëm dhe cilësia e punës rrezikon të ulet.

Shqipëria pritet të pajiset me vaksina falas për COVID-19. Ky lajm u bë i ditur nga Komisioni Evropian, pasi u vendos të shpërndahen vaksina falas për vendet me ekonomi të mesme dhe të varfër. Çfarë mendimi ndani lidhur me këtë fakt?

Ideja e shpërndarjes falas të vaksinave është normalisht shumë pozitive për shtetin tonë, por ama duhet të jenë vaksina tepër të sigurta. Vetë shoqëritë farmaceutike janë mbledhur dhe i kanë dhënë shumë rëndësi kësaj, pa u munduar të përshpejtojnë, duke vënë në rrezik popullatën. Pra, ideja është, duhet vaksina, por duhet të jetë një vaksinë e sigurt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Lajme të tjera

Web TV