Shokuese në Pogradec/ 46-vjeçari përdhunon për 1 muaj rresht të miturën

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec. Për një muaj rresht një vajzë 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një 46-vjeçar.

Ngjarja është zbuluar pas denoncimit të vetë viktimës ditën e djeshme, 13-vjeçares e cila ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për një muaj. Pas denoncimit policia ka arrestuar menjëherë autorin.

Burime pranë Policisë  kanë zbardhur  detajet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Pogradec.  Ato bënë më dije se i arrestuari është shtetasi, Blerim Bizgjoni, me arsim 8 vjeçar dhe i martuar.

Mësohet se denoncimi është bërë nga 14-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj.

Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.

Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.

Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.

Kjo vajzë është e mitur pa bërë 14 vjeç akoma. Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit blerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ru. Do/ Fjala. al

Të fundit

“Po bën lojë”, Eri akuzon një tjetër vajzë pas largimit të Melisës nga emisioni

Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Melisa deklaroi largimin përfundimtar nga emisioni. Melisa tha se arsyeja kryesore është presioni...

“Teatër politik”/ Avokatët kritikojnë gjykimin e Trumpit në Senat

Avokatët e Donald Trumpit e kanë kritikuar procesin e impiçmentit kundër ish-presidentit, duke e quajtur atë një akt “të teatrit politik”, ndërsa kanë akuzuar...

I hodhën acid në fytyrë poshtë pallatit në Vlorë, Vilma poston videon emocionuese

Vilma Dule është 31 vjeçarja nga Vlora e cila 5 vjet më parë u sulmua me acid, poshtë pallatit ndërsa po shkonte për në...

Sajmiri dhe Genarda nuk përmbahen në dhomën e masazhit, puthje dhe përqafime të nxehta (Video)

Saimiri dhe Generda janë takuar këtë herë në një qendër estetike, ku veç masazhit nuk kanë munguar puthjet dhe skenat romantike mes tyre. Generda u...

Prezantuesja e re e Përputhen ‘kapet’ menjëherë me Ledjanën, ja çfarë i tha

Në puntatën e sotme ishte Antonela ajo që drejtoi emisionin Për’puthen, pasi moderatorja Bora Zemani vazhdon të jetë e infektuar me Covid-19. Hyrja e saj...

Lajme të tjera

Web TV