“Babai s’mund t’a mbrojë”, flet nëna e 13-vjeçares së abuzuar: E kishim të besuar mirëpo doli maskara

113 563 lexime

77,348FansaPëlqeje

Nëna e 13-vjeçares së abuzuar në Pogradec ka kërkuar që 46-vjeçari të dënohet e të mos i afrohet për asnjë arsye vajzës. Fillimisht gruaja është shprehur që kishin menduar që familja në të cilën vajza shkonte dhe 46-vjeçari ishin njerëz të besuar.

13-vjeçarja i ka rrëfyer nënës së saj se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar e ka rrahur pasi e dinte që babai i saj nuk ishte në gjendje ta mbronte.

“Kemi dy vjet që jemi lidhur me atë”, mësohet t’i ketë thënë 13-vjeçarja nënës së saj.

 

“Ne e kishim të besuar, që po rrinte vajza me vajzën e tij, me të ëmën, me atë, ne e dinim familje të besuar. Vinte vajza ime, e mërzitur, çfarë ke bir i mamit?

Nuk shpreheshe… Pastaj tha mami kështu kështu që në nëntor, kemi dy vjet që jemi të lidhur me atë. Ne e dinim njeri të sigurt, mirëpo doli maskara. Ai vinte këtu te ne, më tha mua ku e keni burrin,se do ta marr në punë, i thash e kam këtu.

Erdhi u njohën, bënë muhabet, e pastaj na tha, vajza jote ka krahë te unë, e ushqej unë, me të ngrënë, me të gjitha do ta mbaj unë. Vajza mbrëmë u tmerrua, më tha mami lojta nga mendë, i thashë cfarë ke me mami?

Vajza shpreheshe,por mori policinë. U tha “jam shumë e shqetësuar ju lutem më ndihmoni”.

Vajza më thoshte që donte ta godiste, ta përdhunonte, e kishte rrahur, e dinte ai që babai nuk është në gjendje ta mbrojë. Unë kërkoj të dënohet dhe të mos afrohet,nuk e dua më atë lloj familje,ajo familje është shumë e shkatërruar,ju lutem shumë,nuk kam besim më,un atë familje e dija të besuar, kam nevojë shumë për ndihmë edhe është e mira që të më ndihmoni. Ndihem e dëshpëruar, e mërzitur, shpresoj vetëm te shteti, në asnjë vend tjetër. Vajza është shumë e mërzitur, e trishtuar, nuk shprehet kollaj vajza ime”, ka thënë nëna e 13-vjeçares./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Shënohen 5 viktima dhe 125 raste të reja me Co*vid-19 në vendin tonë

 

Të fundit

Ndryshimet kushtetuese/PS-ja i jep kohë opozitës për të sjellë propozimet

Partia Socialiste ka deklaruar se pret propozimet e PD-së dhe LSI-së për implementimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor,...

Basha mbledh aleatët në selinë e PD, ja çfarë do të dikskutohet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët. Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se takimi do të mbahet...

“Zoti i Luftës, H-6K, hidhet në sulm”/ Ushtria kineze sulmon bazën amerikane/ VIDEO

Forcat Ajrore të Kinës publikuan një video që shfaqte një bombardues bërthamor që simulonte një sulm ndaj Bazës Ajrore Amerikane në Ishullin Guam në...

Video/Nis shembja e 12 pallateve të dëmtuar nga tërmeti

Ka filluar shembja e 12 pallateve që u dëmtuan nga termeti i 26 nëntorit në zonën e Valiasit Kamëz. Pas ekspertizës këto godina kanë rezultuar...

SHBA/ C*vid prek kompanitë e aviacionit, dy linjat kryesore të fluturimeve shkarkojnë më shumë se 3,000 pilotë

Kur Megyn Thompson kishte nisur punën e saj të ëndrrave si pilote e fluturimeve komerciale, ajo ka qenë një prej mijëra grave që është...

Lajme të tjera

Web TV