Zbuloi se çfarë po ndodhte tek spitali “Shefqet Ndroqi”, gazetarja ndan me ndjekësit të vërtetat dhe dilemat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja e njohur Anila Jole, e cila mban postin e zëvendësdrejtores në televizionin informativ “News 24”, para disa ditësh bëri një reportazh spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Reportazhi erdhi pasi në këtë spital brenda një muaj u vetëvranë dy pacientë të infektuar me Covid-19 dhe një i tretë tentoi të vetëvritej, por u ndalua në kohë nga mjekët. Reportazhi i saj i dha përgjigje pyetjeve të shumë shqiptarëve se çfarë po ndodh në spitalin “Covid II”

Reportazhi i Anilës u komentua shumë nga kolegët dhe nga njerëzit e thjeshtë. Përmes një reflektimi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Anila shkruan se duke u bazuar tek komentet e miqve dhe qytetarëve ajo ndjehet e kënaqur që e ndërmori atë mision.

“Të bësh njerëzit te frikësohen kur mendojnë se mund t’iu duhet te trajtohen ne spital? Kjo është kriminale,” shkruan ndër të tjera gazetarja.

Komenti i plotë i Anila Jole

Pas publikimit te reportazhit ne spitalin “Shefqet Ndroqi” kuptova shume me shume rreth asaj qe njerezit mendonin, asaj se ciles i frikesoheshin apo qe donin te dinin. Komentet dhe reagimet e miqve te mi me bene te reflektoj dhe te jem shume e kenaqur qe e ndermora ate mision.
Nuk po flas per njerez qe logjika iu ka ngrire, qe ndjeshmerine e miresine nuk e kane njohur, as per ata qe nuk i bind e verteta edhe po ta kene para fytyres.
Po flas per njerezit qe njoh, ata qe i kam zgjedhur per miq, ata me te cilet me lidhin gjera, qe duket se moren fryme me te lehtesuar kur pane nje realitet te ndryshem nga ai qe fryjne me ligesi disa te tjere, per arsye qe nuk arrij t’i kuptoj.
Kush ka qene qofte edhe njehere te vetme ne spital e di se Zoti aty mban bluze te bardhe. Kete e di edhe une dhe i besoj atij Zoti.
A ka probleme shendetesia jone? Sa te duash! A ka mjeke e infermiere qe shkelin betimin e Hipokratit? Patjeter qe po. Si kudo rreth nesh.
Po a ka njerez ne spitale, qe si ne punojne me perkushtim dhe dashuri? Shume dhe une njoh te tille.
Pse duhet te vjellesh kaq shume vrer, aq sa te besh njerezit te frikesohen kur mendojne se mund t’iu duhet te trajtohen ne spital? Kjo eshte kriminale.
Nese ne nje qoshe te mendjes besuat per nje çast fjalet plot ligesi te njerezve pa moral e pa ndjeshmeri, ju lutem mos hiqni dore nga besimi te njeriu dhe te miresia. Sikur nje njeri i vetem i mire te mbetet ne kete bote, ia vlen te besosh.
Nese na terheq vreri si vrime e zeze, e hidhur do te na behet jeta edhe po te mos jemi semure.
Jeta ka nevoje per miresi, besim te njeri-tjetri, dashuri dhe shprese.

La.Mi.Fjala.al

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV