“Grushti i shtetit”, protestuesit rrëmbejnë tanket e Gardës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Revolta u cilësua si “grusht shteti”. Ndërkohë 14 shtatori i vitit 1998 vazhdon të kujtohet si një nga ditët më të dhunshme të historisë së Shqipërisë, pas rënies së sistemit komunist. 22 vite më parë, ceremonia e varrimit të Azem Hajdarit u shndërrua fillimisht në një protestë të dhunshme të Partisë Demokratike dhe, më pas, në një tentativë për të rrëzuar qeverisë socialiste që drejtohej nga Fatos Nano.

Trazirat e paralajmëruara qysh më parë, nisën pas vrasjes në 12 shtator 1998 të njërit prej drejtuesve kryesorë të PD-së, Azem Hajdarit, njëkohësisht dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Opozita, e udhëhequr nga ish-presidenti Sali Berisha, fajësoi për vrasjen e Hajdarit, kryeministrin socialist Fatos Nano, dhe kërkoi dorëheqjen e tij me çdo kusht.

Dita e 13 shtatorit ishte një ditë homazhi në nder të Azem Hajdarit. Nata e 13 shtatorit ishte e qetë. Por të nesërmen, në 14 shtator, situata do të tensionohej përsëri. Pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të Azem Hajdarit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”.

Aty ishte i pranishëm ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, dhe të gjithë krerët demokratë. Që aty pjesëmarrësit në ceremoninë mortore të Hajdarit, me arkivolin e tij në duar, sulmuan me armë selinë e Kryeministrisë. Madje, në një foto, e cila qarkullon rëndom, shihet se si selia e Kryeministrisë qëllohet me antitank nga një protestues i armatosur. Strukturat e policisë ishin jashtë kontrollit, ndërkohë që në gatishmëri ishin vetëm trupat e Gardës së Republikës.

Situata u duk sikur ishte në favorin e të revoltuarve, pasi ata arritën të merrnin edhe disa nga tanket që Garda e Republikës i nxori në bulevard për të mbrojtur institucionin e Kryeministrisë. Tanket dolën me urdhër të ish-ministrit të Rendit, Perikli Teta, i cili më pas urdhëroi dhe mobilizimin total të policisë së rendit për të marrë në dorë pikat kyçe të kryeqytetit.

Lexo edhe :  24 vite nga bombardimet e NATO, Meta: I dha fund përgjakjes nga kasapi Millosheviç

Më pas protestuesit e dhunshëm sulmuan dhe hynë në godinën e Radio Televizionit Shqiptar, ku u sollën barbarisht me disa nga drejtuesit kryesorë të institucionit. Ky veprim çoi në atë që akuzat e mëpasme do të ngriheshin për “grusht shteti”. Dhuna që shpërtheu në Tiranë dhe disa qytete të tjera zgjati disa orë.

Pas reagimit të fortë të ndërkombëtarëve, demokratët u tërhoqën. Qeveria socialiste e kryeministrit Fatos Nano, i cili u largua në Maqedoni, u detyrua të jepte dorëheqjen dhe në vend u krijua një kabinet i ri, me kryeministër po nga PS-ja, Pandeli Majkon.

 

Të fundit

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

U arrestua për tjetërsim pronash, juristi tregon sa vite burg rrezikon Jorgo Goro

Juristi Redi Ramaj ka folur lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se rrezikon deri në 7 vite burg. Juristi u...

Lajme të tjera

Web TV