Anila Hetoja/Telajo dhe peneli në duart e një ekonomisteje

113 563 lexime

77,326FansaPëlqeje

Me telajon e lidh një miqësi 35-vjeçare, por duket se është nga ato dashuri që nuk mbarojnë deri në fund të jetës. Designer, piktore dhe artiste e mirëfilltë, Anila Hetoja, ka vendosur të prezantojë përvojën kanadeze në Tiranë. Që në moshën 5 vjeç kur mësoi të vizatojë e deri më sot, ajo ndihet më shumë se kurrë e dashuruar me ngjyrat.

Anila ka studiuar në degën “Ekonomi-Financë” në Tiranë, por me pikturën nuk u nda asnjëherë. Falë talentit, shijet e saj artistike i kultivoi më tutje gjatë studimeve universitare pranë Universitetit “RÇ Yorkville”, Toronto, Kanada, ku u diplomua me rezultate të larta në profilin “Interior Design”. Me rikthimin në Tiranë, Anila nuk humbi kohë, por nisi punën për ekspozitën e parë me tematikë “LOVE”, ku publikoi 40 punime të saj.

Ekspozita e parë ishte ogur i mirë për artisten e re, e cila pas pak kohësh përgatiti ekspozitën pasardhëse. Kjo ekspozitë erdhi më ndryshe për artdashësit, ajo ishte në bashkëpunim me një kolege artiste të re, dhe punimet kishin si tematikë veshjet tradicionale.

Pasioni për designer

Interior designer është një profesion që dita-ditës po tërheq mjaft nga ata që duan t’i arredojnë me shije ambientet e shtëpisë apo dhe ato të punës. Në shtëpinë e saj, artistja shkodrane të flet përmes ngjyrave, pikturat në mur dhe arredimi janë në sinkron të përkryer dhe kjo e bën atë të veçantë. Shijen e saj të hollë kërkon ta ndajë dhe me miqtë që e ftojnë herë pas here të japë këshilla se si mund të jetë atraktiv ambienti i tyre dhe si mund të personalizohet ai, pa qenë nevoja të kthehemi në imitues të këqij.

Planet për të ardhmen
“Në planet e mia është ekspozita e radhës, e cila do të ofrojë një larmi ngjyrash që do të përcjellin mesazhin për jetën, dashurinë. Nëpërmjet artit pamor, atë që s’mund të shprehet me fjalë, artisti e shpreh përmes penelave, duke shpalosur talentin e tij në gërshetimin e ngjyrave dhe ku mjeshtëria e përdorimit të ngjyrave evidenton shijet artistike të një piktori nga një tjetër”, – shprehet artistja e re.

Ekspozita “Telling Stories”, histori shqiptare në Gjermani

Pak muaj më parë, në qytetin e Bocholt-it, artdashësit gjermanë kanë njohur copëza nga Shqipëria përmes pikturave të dy artisteve Anila Hetoja dhe Edlira Harapi.
“Telling stories”, ekspozita e piktoreve shqiptare në qytetin Bocholt, mblodhi mjaft artdashës, të cilët vlerësuan punimet artistike të tyre.

Secila solli pranë publikut tematika të ndryshme, ku më së shumti artistja Edlira Harapi ishte fokusuar te ndjenja shpirtërore, ndërsa artistja Anila Hetoja u përfaqësua me punime të veshjeve tradicionale, ku dominonin ngjyrat, teknika në punimin e tyre. Kjo ekpozitë u realizua nën kujdesin e piktorit gjerman Marco Huning. Anila thotë se ky eveniment nuk ishte rastësor. Të dyja artistet kishin kohë që mendonin të prezantonin veten tek artdashësit gjermanë, dhe theksojnë se ky është bashkëpunimi i tyre i tretë. “Me Edlirën kishim biseduar më herët mbi mundësinë e një hapjeje të ekspozitës në qytetin ku ajo banon, në Bocholt.

Lexo edhe :  Aksident në aksin Korçë-Pogradec, mjeti përplas kërmbësoren

Të dyja artistet folën shqip, por secila spikati me individualitetin e saj.
Pikturat e Edlira Harapit, të zhanrit konceptual, përcollën mesazhin e realitetit që na rrethon, ndërsa Anila Hetoja solli realitete të fokusuara te format e qarta dhe te loja me ngjyrat. Gjithsesi, punimet e Anila Hetojës kësaj here ishin drejtuar te tradita shqiptare, ndërsa punimet e Edlira Harapit ishin të fokusuara te femra e sjellë në një format konceptual. Në total u ekspozuan 15 punime.

Në këtë ekspozitë punimet ishin akrilike mbi kanavacë. Ishte kjo një shenjestër e zgjuar për të krijuar përshtypje edhe në median lokale të qytetit ku u çel ekspozita. Duke qëndruar e hapur për dy javë, nuk mund të kalonte në heshtje pa u prezantuar edhe në shtypin gjerman. Ishte Marko Hyning, piktori mjaft i njohur qytetit, i cili organizoi aktivitetin për të sjellë një shembull për shoqërinë gjermane, se bashkëpunimi më talentet sjell gjithmonë fryte të mira.

Ekspozita

Pas koleksionit “Love” në vitin 2016 dhe “Motivet tradicionale” në vitin 2017 (dhe një sërë aktivitetesh ku ka marrë pjesë në bashkëpunim me artistë të tjerë), Anila solli për artdashësit në vitin 2019 koleksionin e tretë të titulluar “Natyrë”. Koleksioni përmbante rreth 85 punime të punuara në dy vitet e fundit.

Aty, artistja Hetoja zgjodhi të paraqitej para artdashësve me një qasje dhe stil disi ndryshe nga koleksionet e para, duke eksperimentuar hedhjen në telajo të frymëzimit të marrë në mrekullitë që sjell natyra. Disa nga punimet e saj janë punuar me materiale të riciklueshme (si komça, bizhu etj.). Anila, si gjithnjë, preferon të luajë me ngjyrat dhe konturizimet që ia mundëson teknika e punimit me gota plastike ‘’work with cups’’, të cilën e njeh dhe e përdor më së miri. Gjithashtu, në ditën e luleve të qytetit të Shkodrës, Anila u rikthye pranë artdashësve me rreth 40 punime, të cilat ishin një koleksion ndër vite./Jo.Be/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Sërish shifër e lartë/ 131 rastet të reja në vend, 3 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë raporton se u konfirmuan 131 të prekur me Covid 19 në vendin tonë brenda 24 orëve...

Hemilton-Mercedes, një kontratë dhe 130 milionë Euro për 3 vjet në mes…

Supozohej të ishte një çështje e mbyllur prej muajsh, pasi dukej si dukej si një “martesë e bërë në parajsë. Por Ljuis Hemiltoni dhe...

Kastro Zizo tregon si alkooli po e shkatërronte çdo ditë e më tepër

Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, është bërë baba për herë të tretë para pak kohësh. I ftuar në ‘Wake Up’, Kastro Zizo tregoi se...

Lajm i mirë/ Manastirliu tregon sa qytetarë fituan betejën me virusin gjatë 24 orëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se brenda 24 orëve kanë fituar betejën me...

Moto GP, Pol Espargaro bën “mea culpa”: Rrëzimi në Montmelo ishte i gjithi faji im

Mungesa e Mark Márkezit, problemet e besueshmërisë së “Jamaha”-s apo gomat e reja të pasme të “Mishlën”-it po ndryshojnë rrjedhën e nivelit më të...

Lajme të tjera

Web TV