Artisti i Popullit Reshat Arbana feston sot ditëlindjen/Fjala.al sjell 10 rolet më të rëndësishme në 80 vite jetë

113 563 lexime

77,335FansaPëlqeje

Reshat Arbana ka lindur më 15 shtator të vitit1940 në Tiranë. Ai është një aktori madh  i kinemasë dhe skenës shqiptare.

Reshat Arbana ka interpretuar rreth 35 personazhe në filma dhe teatër.

Roli i parë i Arbanës ishte në 1963. Pasi mbaroi studimet në shkollën e aktrimit Aleksandër Mojsiu, pranë Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, në 1968 Arbana filloi të punonte në Radio Tirana.

Nga 1977 deri në kohën e daljes në pension, ai punoi si aktor në Teatrin Kombëtar.

Arbana është dalluar për interpretimin e tij mjeshtëror të roleve të tij.

Për meritat e tij në aktrim ai ka fituar çmimin Artist i Popullit.

Ndër rolet më të spikatura në film janë: Samiu tek “Fije që priten” 1976

Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978

Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979

Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982

Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983

Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985

Aliu tek “Binarët”1987

Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë”1984

dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986

Aktori i mirënjohur ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.

Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të paçmueshme  kulturën kombëtare.” Ru. Do/ Fjala. al

 

 

 

Të fundit

SHBA tejkalon 7 milionë raste me Covid-19, disa qeveri në Evropë po vendosin kufizime më të rrepta

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit, ndërsa disa qeveri në Evropë po vendosin...

Përkeqësohet moti /Kapiteneria në Durrës ndalon lundrimet e anijeve

Reshjet e mëdha të shiut gjatë natës së mbrëmshme dhe mëngjesit të sotëm, kanë bërë që në Portin e Durrësit të pezullohen të gjitha...

Ngjarja në Pogradec/Vajza u gjet pranë nënës së saj të vdekur me buzën e nxirë, kishte 24 orë që nuk ushqehej

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Pogradec u gjet e vdekur një grua dhe pranë saj vajza e saj e vogël 10...

PD-ja nis zgjedhjet/Çfarë do të ndodhë me kandidatët e bazës?!

Partia Demokratike ka nisur dje fushatën elektorale brenda partisë, me zgjedhjet e kandidatëve për deputetë. Votimi i parë u mbajt në Kukës, ku garojnë...

Reshje shiu dhe temperatura të ulta, ja si do të ndyshojë moti gjatë pasdites

Sipas MeteoAlb, vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu kanë mbizotëruar motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Shirat do jenë mesatar...

Lajme të tjera

Web TV