Ekzek*tohet në mes të Beogradit 30-vjeçari, ishte në makinë me një modele kur…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë më parë në Beograd është ekzekutuar në një atentat mafioz 30-vjeçari Strahinja Stojanovic.

Mediet e huaja raportojnë se i riu është vrarë pas shpërthimit të një bombe që ishte vendosur në makinën e tij BMW X5.

Ai ishte akuzuar për vrasjen e avokatit Dragoslav Misha Ognjanovic, ndërsa më herët i kishin ekzekutuar edhe të atin.

Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanović dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.

Në momentin e shpërthimit, Stojanovic ndodhej në makinë me missin dhe modelen kolumbiane, Sonja Suarez Gomez, e cila pësoi vetëm disa lëndime të lehta.

Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej dhe fatmirësisht nuk pati viktima. 30-vjeçari ndodhej në automjet dhe kishte humbur të dyja këmbët, ku pavarësisht dëmeve të shumta, ai arriti të bisedonte me mjekët e ndihmës së shpejtë, por që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Para se të largohej, nëna e tij erdhi, filloi të qante me ngashërim në vendin e krimit. U desh ndërhyrja e policisë që ta qetësonte dhe ta largonte nga vendngjarja sipas një dëshmitari okular.

Dyshohet se bomba ishte vendosur poshtë makinës, nën sedijen e shoferit dhe është aktivizuar gjatë momentit që makina filloi të lëvizte. Disa çaste para se të shpërthente bomba, autori ndoshta ishte afër tij dhe priti të sigurohej që Stojanoviov ndodhej në makinë.

Ndërkohë policia po kontrollon zonën përreth për të parë nëse ka kamera që të mund ti ndihmojë gjatë hetimit. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV