Emrat/ Detaje tronditëse nga vrasja në Bathore, konflikti nisi për shkak të moralit

113 563 lexime

77,334FansaPëlqeje

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se një konflikt brenda familjes ka përfunduar me vrasjen e një gruaje.

Konkretisht Agron Tanushi, gjatë një konflikti në banesë, ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani.

Akoma nuk dihet nëse vëllai i autorit dhe bashkëshorti i viktimës ka qenë prezent në momentin e ngjarjes.

Mësohet se pas vrasjes autori është larguar me shpejtësi dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të moralit, pasi mendohet se kunatit nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të nuses së vëllait të tij.

Sakaq policia në vendngjarje ka njoftuar se po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi javor, 28 shtator – 4 tetor 2020

Dashi Puna: Java do të jetë e favorshme për një ekuilibër të arritjeve tuaja të mëparshme profesionale. Ata që ndihen...

Nga vjedhja e varreve deri tek lufta ndaj shtetit/ Të pathënat e Pablo Escobar

Pablo Emilio Escobar Gaviria lindi në qytetin Medejin te Kolumbisë më 1949. I biri i një fermeri dhe një mësuese të shkollës fillore, Pablo...

Vazhdojnë protestat në Bjellorusi, arrestohen dhjetëra persona

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues gjatë marshit të 27 shtatorit në Minsk, të organizuar kundër Alyaksandr Lukashenkës dhe autoritetet e rendit në Gomel...

Bojkoti/Futbollistët e Superiores: Kërkesat tona janë rruga e shpëtimit

Për bojkotin në Superiore kanë reaguar edhe futbollistët e kësaj Kategorie. Ata shprehen se do të vazhdojnë bojkotin derisa të gjendet një rrugë e...

Ambasada shqiptare në Athinë jep njoftimin e rëndësishëm për emigrantët

Ambasada shqiptare në Athinë lajmëron të gjithë qytetarët se ka ndryshuar procedura e aplikimit dhe marrjes së pasaportave dhe mjeteve të identifikimit. Sipas ambasadës,...

Lajme të tjera

Web TV