Fëmijët që e fillojnë shkollën vetëm

113 563 lexime

77,335FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Në këto ditë te para të shkollës, ku mbizotëron një rrëmujë emocionale, e cila luhatet ndërmjet frikës dhe kurajos të të rriturve, prindër e mësues, duhet të kujtohemi edhe për fëmijët, që do të shkojnë vetëm në shkollë, pa mamin apo babin pranë, për fëmijët e shtëpive të fëmijëve”, për fëmijët jetimë.

Mësuese, ju që do të kini në klasa fëmijë të këtyre institucioneve, përpiquni të jeni të qeshura, të dashura dhe siguruese për ta. Ata, gjënë e parë që kanë provuar në jetë, është braktisja. Ju mësues me pritjen tuaj mund ta zbusni apo ta fuqizoni këtë ndjenjë, që zor se fshihet nga skutat e memorjes.

Ju, mësues,duke i mirëpritur e inkurajuar, zbusni dyshimin dhe i ndihmoni që t’ia dalin në këtë “rrugë” drejt jetës. Ju mësues, keni në dorë që t’ia bëni më të lehtë ditën e parë dhe në vazhdim të shkollës, ku njeriu- fëmijë, vihet në prova me veten për fjalën e të rriturit. Përpiquni ti zbusni dyshimin që ata nuk vlejnë, se po të ishin të mirë, nëna nuk do ti braktiste.

Kështu e shpjegojnë shkencëtarët, ndjesinë që provon fëmija i braktisur që në lindje. Tregojini se i keni njëlloj të rëndësishëm, si fëmijët e tjerë. Mos i shikoni si gjynah, por si përgjegjësi, që duan një trajtim më profesional, pasi nuk kanë një “dorë” të mamit apo babit pranë tyre. Përpiquni mësues me gjithë vështirësitë, që përballeni dhe urime për vitin e ri shkollor.

Të fundit

Rama vijon dhe sot takimet në Vlorë, pas drejtorëve mbledhje me asamblenë e PS-së

Kryeministri Rama do të vijojë dhe sot takimet në Vlorë ku do të zhvillojë takime me drejtorët e qytetit. Pas...

Punëtorët nga Ballkani paguhen 1600 euro më pak se gjermanët

Mbi 900 mijë shtetas nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani. Mbi 350 mijë janë në marrëdhënie të rregullta pune, shumica si të kualifikuar. Por...

E rëndë/ Kreu marrëdhënie seksuale me vajzën 14-vjeçare të gruas, pranga 39-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 39-vjeçar pasi ka kryer marrëdhënie më një 14-vjeçare. 39-vjeçari me iniciale L.K ka kryer marrëdhënie seksuale me...

Kosovë/1.674 raste aktive me CO*VID-19, 101 pacientë të shëruar në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë, IKShPK dhe laboratoret private, kanë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve...

Greqi/Humb jetën në një aksident automobilistik 21-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj Greqi, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Bashkëpunëtori ynë...

Lajme të tjera

Web TV