Ministri Çuçi shkon për peshk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka publikuar në faqen e tij të “Facebook” foto nga gjuetia me flotën e peshkimit “Rozafa”, më e madhja në vend dhe në Mesdhe kur është fjala për gjuajtjen e pelagjikëve.

Komenti i plotë i Bledi Çuçit

Një natë në Adriatik me flotën e peshkimit “Rozafa”, më e madhja në vend dhe në Mesdhe kur është fjala për gjuajtjen e pelagjikëve.?

Rritja e sektorit të peshkimit në Shqipëri është impresionuese dhe aspak e rastësishme, por rezultat i politikave tona, si dhe dëshmi e pakontestueshme e transformimit të madh që ka pësuar ky sektor.? Prej 6 vitesh peshkatarët e marrin naftën pa taksa. ✅ Po kështu blejnë rrjetat dhe materialet e tjera që iu duhen pa TVSH. ? Sot një litër naftë blihet me çmim burse në rreth 40 lekë, ndryshe nga 6 vite më parë që blihej me çmim tregu në rreth 170 lekë. ➡️ Falë këtyre lehtësive fiskale, por edhe investimeve në infrastrukturë siç është porti i peshkimit Durrës etj, eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit është rritur me 3.25 herë më shumë krahasuar me vitin 2013. ? Vetëm gjatë vitit 2019 vlera e eksporteve të sektorit të peshkimit ishte rreth 100 milionë Euro. ? Rritja e këtij sektori nuk është ndalur as nga pandemia e Covid 19.✍ Në 6 muajt e parë të këtij viti eksportet janë rritur në vlerë me 24.5%. ? Qeveria së bashku me Bashkimin Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milion euro për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.???? Çdo mbështejte për këtë sektor është një investim i sigurt që krijon vlerë të shtuar në ekonomi. ????“Rozafa” nuk është thjesht një sipërmarrje e një njeriu të jashtëzakonshëm si Gjergj Luca, por edhe një krenari kombëtare për të gjithë shqiptarët. ??Bravo Gjergj!

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV