Nikoleta, pionierja që spiunoi diversantin dhe u lavdërua nga Mehmet Shehu

113 563 lexime

77,348FansaPëlqeje

Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar për herë të parë një foto të pionieres Nikoleta.

Historiani shkruan se kur pionierja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës në verën e vitit 1980 pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua.

Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu.

Komenti i plotë i Kastriot Dervishit

Vigjilentja
Propaganda kundër “armikut” zhvillohej qysh kur njeriu lindte.
Pionerja Nikoleta po bënte pushimet në fshatin Arrëz të Kolonjës në verën e vitit 1980.
E edukuar me mësimet e partisë për të qenë vigjilente, ajo pikasi një njeri të dyshimtë dhe menjëherë e kallëzoi. Shkelësi u kap dhe u dënua.
Për këtë veprim, Nikoleta u prit më 25.10.1980 së bashku me disa ushtarë të kufirit nga kryeministri Mehmet Shehu, i cili shoqërohej nga sekretari i KQ të PPSH-së Simon Stefani, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Raqi Iftica, etj.
Fotot janë të ceremonisë në fjalë dhe natyrisht nuk i përkasin Arkivit të Ministrisë së Brendshme.
La.Mi/Fjala.al

Të fundit

E shantazhonte me foto intime për para, e dashura e fut në kurth dhe përfundon në pranga

Policia e Tiranës del me deklaratë lidhur me rastin e shantazhit ndaj një vajze të re në Tiranë, të...

Përplasja Rama-Meta dhe lufta për mbijetesë

Nga LEONARD KARAJ Rama-Meta është një histori dashuri-urrejtje që zor se përfundon pa një fitues dhe një “të vrarë”. Ata njihen aq mirë sa duket...

I dyshuar për shpërndarje droge, kush është i riu i arrestuari nga “Porosia”

Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Porosia”, shkon në 7 numri i personave të arrestuar. Pas disa muajsh hetime nga Policia e Dibrës, nën...

Vërshoi si skifter mes maqedonasve, “heroi” i shqiptarëve ka një mesazh për të gjithë

Me flamurin kuq e zi dhe i hipur në një motor Harley, Adnan Abdulla, është bërë një ndër figurat më të përfoluara këto ditë...

83.8 metra, kjo është pema afro 27- vjeçare, më e larta në botë

Kjo pemë gjigande sekuia ndodhet në parkun kombëtar Sequoia, Kaliforni. Është pema më e madhe në botë, e matur nga vëllimi. Ka lartësi rreth (83.8 metra)...

Lajme të tjera

Web TV