Rriten rastet/ Franca kufizon aktivitet sociale në dy qytete

113 563 lexime

77,333FansaPëlqeje

Ditët e fundit Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Francë duke rritur ndjeshëm numrat e të prekurve. Dy nga qytetet më të prekura janë Marseja dhe Bordo.

E ndërkohë që qeveria përpiqet me çdo kusht të shmangë një izolim të ri kombëtar, këto dy qytete kanë filluar të marrin masa parandaluese për përhapjen e virusit.

Në Marsejë, ku kapaciteti në terapitë intensive është drejt ezaurimit mes rritjes së shpejtë të rasteve me koronavirus, autoritetet ndalojnë klientët të qëndrojnë në këmbë në bare, apo të konsumojnë alkool në publik. Grumbullimet me mbi 10 persona nuk do të jenë më të lejueshme në parqet dhe plazhet e qytetit dhe çdo event me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës do të anulohet.

Një kufizim i tillë prek vendet të tilla si stadiume, sallat koncertesh, e gjithashtu demonstrata e panaire. Në Bordo, prania e shtuar policore do të garantojë respektimin e masave të ngjashme. Autoritetet nxisin qytetarët të mos organizojnë mbledhje familjare për momentin.

Franca përballet me dhimbje të dyfishtë koke ndërsa përpiqet të rigjallërojë ekonominë e prekur rëndë nga COVID-19, e njëkohësisht të ulë kurbën e infektimeve të reja të cilat po rriten që prej muajve të verës. Të shtunën u shënua një shifër rekord prej më shumë se 10 mijë rastesh.

Gjithashtu Portugalia vendosi të shtrijë në të gjithë vendin masat që deri më tani vlenin vetëm për Lisbonën, të tilla si kufizimin e grumbullimeve deri në 10 persona dhe ndalimin e shitjes së pijeve alkoolike pas orës 20.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Çiftet tregojnë përvojat e tyre seksuale gjatë natës së parë të martesës

Para se të martohen, të gjithë mendojnë si do të jetë nata e tyre e parë e martesës. Shumë...

Ditë tersi për skuadrat e mëdha/ City dhe Bayern turpërohen në kampionat

Dita e sotme ka qenë një ditë “Jo” për dy skuadra ‘Big’ si Bayern Munich dhe Manchester City. Këta të fundit janë turpëruar nga...

Moderatorja shqiptare pozitive me Covid-19: Po e kaloj ditëlindjen e mbyllur në dhomë

Moderatorja e njohur shqiptare, Arjola Shehu ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila përmes një postimi...

Barcelona çfarë lojtari largove? Suarez shpërthen me gola dhe assist në debutimin me Atleticon

Para disa ditësh ai u zyrtarizua tek Atletico Madrid ndërsa sot bëri debutimin e tij në këtë ekip. Por Luis Suarez dhe goli janë...

Sërish luftime të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet, më të ashprat që nga...

Lajme të tjera

Web TV