Mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli pas shkëlqimit me Hajdukun e Splitit, ndërmori një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin më të rëndësishëm të futbollit Italian. 23-vjeçari firmosi ditën e sotme një kontratë 3-vjeçare me skuadrën e sapongjitur në Serie A.
Pasi spikati në Kroaci, duke u zgjedhur për dy vite pjesë e formacionit më të mirë të vitit, Ardian Ismajli kishte marrë disa oferta dhe menaxheri i tij ka pranuar arritjen e marrëveshjes me Spezia, si dhe faktin që po bisedonin edhe me Benevento-n.
Spezia ka paguar një shumë prej 2,5 milionë eurosh për kartonin e mbrojtësit kuqezi, ndërsa Ismajli pritet të përfitojë rreth 1 milion euro në sezon.
Prishtinasi e nisi karrierën te 2 Korriku, më pas vazhdoi tek Prishtina përpara se t’i bashkohej Hajdukut të Splitit.
Për mbrojtësin shqiptar kjo është një etapë e re, dhe ku shpreson që Spezian ta shfrytëzojë si trampolinë para transferimit tek ndonjë klub më i rëndësishëm evropian.
Me kalimin e Ismajlit në Seria A, numri i lojtarëve të kombëtares që luajnë në elitën e futbollit italian shtohet. Aktualisht Elseid Hysaj aktivizohet te Napoli, Dermaku te Parma, Gjimshiti tek Atalanta, Marash Kumbulla tek Verona, Ramen Çepele tek moshat e Interit, dhe gardiani kuqezi Thomas Strakosha tek Lazio.
Fj.Ak/Fjala.al