Vuçiç falenderon Palestinën për mosnjohjen e Kosovës/ Reagon ministrja e Jashtme

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Edhe pse arritën marrëveshjen në SHBA dhe ranë dakord për 16 pika, Kosovës dhe Serbia kanë gjithmonë shkëndija mes tyre.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur sot ambasadorin palestinez në Beograd. Ndër të tjera ai e ka falënderuar për qëndrimin që mban Palestina për të mos njohur Kosovën.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Mimoza Haradinaj- Stublla ka reaguar menjëherë duke theksuar se Vuçiç ka shkelur pikën 15 të marrëveshjes, që detyron Serbinë që për 1 vit të ndalë fushatën e mosnjohjes së Kosovës.

Për Haradinaj- Stubllën, e cila ishte dhe vetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington gjatë marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm pasi me veprime shkatërruese po shkel një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Trump.

Postimi nga ministrja kosovare:

Kosova ndjek me shqetësime të mëdha veprimet shkatërruese të shkeljes së pikës 15 të Marrëveshjes së Uashington ndërmjetësuar nga Trump.

Sot ai falenderoi ambasadorin palestinian Nabhan për ‘qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e Kosovës. ”

Fatkeqësisht, Serbia mbetet një partner jo i besueshëm!”, shkruan ajo.

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka, zbulohet arsyeja

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. 62-vjeçari...

Certifikohet kompania e parë për regjistrimin e pagesave pa para në dorë të faturave elektronike që do përdoret nga Bankat dhe Institucionet financiare

Në faqen e Tatimeve është publikuar në datën 14 Maj 2021 certifikimi i BNT Electronics: “Prodhuesi i zgjidhjes software-ike për regjistrimin e pagesave pa...

U kap me 123 mijë paund në fugon, jepet masa e sigurisë për shoferin

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Olsi Sefollin, drejtuesin e fugonit që u kap me 123 mijë paund në portin...

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Hapet Kapshtica/ Greqia lejon punëtorët sezonalë, ja kushtet për të kaluar

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë: Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi...

Lajme të tjera

Web TV