Arrestohet algjeriani në ish-bllok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar një shtetas pasi prishi qetësinë publike dhe kërcënoi me thikë pronarin e një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-bllok.

22-vjeçari do të akuzohet për veprën penale ‘prishje e qetësisë publike’, dhe për kanosje pasi ka goditur me mjet prerës pronarin e lokalit në ish-bllok.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I.F., 28 vjeçe dhe I. E., 47 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake,...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

“Kishte dorë që i vogël!”/ Avokati shpërthen ashpër ndaj Metës: Si e shtriu hajdutërinë

Avokati Idajet Beqiri ka treguar sot një episod nga jeta e tij gjatë kohës që punonte në Skrapar. Sipas tij, Ilir Meta njihej si hajdut...

Ndodh në Pogradec! Peshkatari kap në liqenit të Ohrit koranin mbi 13 kg (FOTOT)

Ndodh në Pogradec! Një peshkatar kap në ujërat e liqenit të Ohrit një peshk Koran më shumë se 13 kg. Peshkatari, i cili e ushtron...

Kumbaro ultimatum prefektëve: Zero tolerancë për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvajtjen e...

Lajme të tjera

Web TV