Babai i Miriam Canit zbulon se e kane përjashtuar nga rinia kur ishte student ushtarak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i këngëtares së njohur Miriam Cani, Agim Cani  ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook kujtime nga rinia e tij. Ish-oficeri i cili jeton në Gjermani është bërë nostalgjik duke shpërndarë në profilin e tij një foto me Mojs Banushin, të birin e legjendës shkodrane të humorit, Tano Banushi. Agim Cani dhe Mojs Banushi janë miq të vjetër madje Cani zbulon se ata kanë qenë shokë bange për 3 vite në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve.

E teksa ka ndarë foton e një viti më parë më mikun e tij Mojs Banushi, Cani ka kujtuar dhe një episod interesant ku e përjashtuan nga rinia në kohën që ishte një student ushtarak.

Postimi i plotë Agim Canit:

“Nuk eshte Tano…

Eshte Mojs Banushi, nje djale arti prej

Shkodre.

I biri i Tanos, dhe shoku im i banges per tre vite ne Shkollen e Larte te Bashkuar te Oficereve Enver Hoxha ne Tirane

Kujtimet me te jane pafund.

Nje liberal 24 karat muzikant dhe aktor i lindur. Kur me perjashtuan nga rinia ne vitin e pare ,si Ten Sia Ping shqiptar (ne klase kisha tre shoke qe me kishin bere 3 dosje plot me kallzime dhe nje Hero te heshtur dhe nga babai) me mori ne patronazh per edukimin tim marksist leninist…

Mojsi…?…

Aq shume me edukoi me marksizem sa une ne 91 – shin nga kureshtja u nisa ne vendlindjen e Marksit ne Gjermani. I di shoket qe me cuan tek dera e burgut, por i kam folur.  Asgje nuk behet me urrejtje.

Ketu jam me Mojsin me 16 shtator 2019-te. Nje vit me pare ne Velipoje ku erdhi te me takoje si zotni e djale zotnie qe eshte Jetofsh e gezofsh mojs Bemu

Lexo edhe :  “Listat e kandidatëve, në mars”, Basha gënjen sërish, nuk nxori asnjë emër

Sa te kemi frymen jem miq”, shkruan ai.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV