Biznesmeni Avni Ponari pasi fitoi luftën me Covid-19: Qëndrimi në spitalin privat në Tiranë ishte gabim i pafalshëm

113 563 lexime

101,061FansaPëlqeje

Biznesmeni i njohur Avni Ponari e ka cilësuar një gabim të pafalshëm qëndrimin e tij në një spital privat pasi rezultoi i prekur nga Covid-19.

Në një rrëfim për emisionin Top Story, Ponari tregon eksperiencën e tij të keqe, pa përmendur emrin e spitalit ku qëndroi përpara se të udhëtonte drejt Vjenës ku dhe më pas u mjekua për rreth 2 javë.

“Bëra një natë në një spital privat që ishte një natë mjaft e keqe dhe një gabim mjaft i rëndë i imi, sepse nuk duhet të shkoja. Ishte një gabim i pafalshëm.

Aty bëra skaner, një ditë para dhe një ditë mbrapa që ishte një tjetër gabim dhe nuk ia këshilloj askujt. Spitali më kërkoi të që të qëndroja aty, ndërkohë unë doja të qëndroja i izoluar diku tjetër, larg spitalit, në një shtëpi timen.

Kështu që largimi në Vjenë ishte zgjedhja ime në të kundërt pasojat do të ishin të mëdha. Mendoj që spitali nuk bënte kujdesin e duhur dhe çfarë duhet dhe do të thoja që vendimi për tu larguar (në Vjenë) ishte shumë i rëndësishëm. Po flas për spital privat, në shtetëror as që bëhet fjalë që do të shkoja”, tha Ponari.

Të fundit

“5 muajt e ardhshëm do të jenë të zymtë,” paralajmërimi i frikshëm i Bill Gates

Miliarderi Bill Gates është shprehur se nuk parashikon përmirësim të situatës së COVID të paktën për 4-5 muajt e...

Ja çfarë do të thotë nëse flini me çorape!

Nëse vishni çorape në shtrat kjo është ndoshta sepse jeni shumë të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, kjo mund të ketë lidhje...

19-vjeçarja përmbush dëshirën e partnerit që vuante nga kanceri

Një 19-vjeçare ka plotësuar dëshirën e fundit të partnerit të saj që vuante nga kanceri, duke u martuar me të. Jonathon Bustamante nga California...

Dallime të thella mes Britanisë dhe BE-së, ndërpriten bisedimet për Brexit

Bisedimet për arritje të një marrëveshjeje pas Brexitit janë pauzuar, sepse Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se vazhdojnë të ekzistojnë “mospajtime...

George Frendo pret tamponin negativ pёr t’u kthyer nё Tiranё

George Frendo, kryeipeshkёv i Tiranё-Durrёsit e President i Konferencës Episkopale Katolike tё Shqipërisë, nga Bari Italisё ku gjendet mё shumë se tri javё, flet...

Lajme të tjera

Web TV