Napoleoni hyn në Moskë, pushtimi i Rusisë i planifikuar në verën 1812

113 563 lexime

77,325FansaPëlqeje

14 shtator 1812: Napoleoni hyri në Moskë. Me afrimin e pushtimit të Rusisë, i cili ishte planifikuar në verën e vitit 1812, Napoleoni u detyrua të merrte në ushtrinë e tij edhe ushtarë italiane, polak dhe gjerman të përfituar nga Konfederata e Rhein.

Françesko d’Asburgo dhe Guglielmo i Prusise u bindën dhe vendosën te ndihmonin Napoleonin në këtë fushatë, por me deshirën që ky i fundit ta humbiste këtë betejë.

Më 24 qeshor 1812 armata e madhe, e përbërë nga 650.000 ushtarë, kaloi lumin Niemen i cili ishte kufiri midis dukates se Varsavjes dhe Rusisë.

Ashtu si në vitet e kaluara, Napoleoni shpresonte ta fitonte luftën në një spedicion të vetëm i cili nuk do të zgjaste shumë kohë; në fakt rezervat ushqimore në diposizion ishin te pakta sepse parashikohej pikërisht se kjo betejë do të zgjaste fare pak.

Por ushtria ruse nuk pranoi të ballafaqohej me ushtrinë franceze menjëherë dhe kështu filloi duke u tërhequr vazhdimisht.

Kjo strategji e cila në fillim dukej si një sjellje jo dinjitoze per një ushtri, më vonë u tregua një taktikë shumë e zgjuar me të cilën ushtria ruse kur tërhiqej linte pas fshatra të shkatërruar dhe fusha të djegura.

Ushtria e Napoleonit mbështetej tek ato ushqime që merrnin në territoret gjatë udhës së tyre, duke mos gjetur as edhe një fshat apo qytet të banuar në të cilin ato mund të furnizonin, ushtria u përball me një situatë kritike për jetën.

Në shtator Napoleoni mbërriti në afërsi të Moskës, ku më në fund ushtria Ruse pranoi të luftone, në fortecën e Borodinos ku u zhvillua beteja më gjakëderdhëse e fushatës të Rusisë.

Trupat russe të udhëhequra nga gjenerali Kutuzov, u mposhtën por nuk u shpartalluan.

Lexo edhe :  Zbulohet dokumenti, gjyshi i Edi Ramës fiton vendin e parë në gara me makina -VIDEO

Më 14 shtator 1812 Napoleoni hyri në Moskë, ketu gjeti një qytet i cili ishte i braktisur nga banorët dhe shtëpive iu ishte vënë zjarri.

Aleksandri I refuzoi të firmoste paqen me Napoleonin, i cili duke vështruar situatën kritike të ushtrisë dha urdhërin të terhiqej më 19 tetor 1812.

Armata franceze morri një humbje shumë të thellë, në pesë muaj të fushatës Ruse Napoleoni kishte humbur 80% të ushtarëve, të cilët ose ishin vrarë ose ishin burgosur ose ishin larguar. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

1923/Kur patrioti shqiptar regjistronte në Nju Jork këngën “Muaj i Majit” -VIDEO

Një nga këngët më të bukura shqiptare që është trashëguar brez pas brezi është kënga “Muaj i Majit”. Por...

Ylli i Barçës drejt Manchesterit? Reagon Koeman: Varet nga ne dhe lojtari

Trajneri i Barcelonës , Ronald Koeman ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin Ousmane Dembele me një transferim në Manchester United . Holandezi ka theksuar se ai ende...

Pandemia/Merkel: Na presin muaj të vështirë, duhet të shmangim izolimin

Gjermania do të përballet me disa muaj të vështirë për shkak të koronavirusit, paralajmëroi kancelarja gjermane, Angela Merkel, raporton Reuters. “Gjermania deri më tani ka...

Pas dorëheqjes së Zihni Shahut në krye të gjykatës së Elbasanit një grua (EMRI)

Enkeleda Kapedani emërohet në krye të gjykatës së Elbasanit. Emërimi i saj ka ardhur pas dorëheqjes së gjyqtarit Zihni Shahut si kryetar i kësaj gjykate. Kapedani...

Operacioni ndërkombëtar 4-ditor, arrestohen 7 shqiptarë e të huaj, 8 të tjerë në hetim (DETAJET)

Një operacion ndërkombëtar që ka zgjatur 4 ditë është zhvilluar njëkohësisht në 34 vende, ku mes tyre dhe Shqipëria. Në këtë operacion të quajtur...

Lajme të tjera

Web TV