Rama mesazhe BE-së nga Athina: Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe e ndarjes së botës është çmenduri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama flet nga Athina, në takimin e organizuar nga “The Economist” me temë Ballkani Perëndimor përtej 2020-s, ku ka përmendur dhe mësimet që pandemia ajo tregoi sipas tij.

Rama gjatë fjalës së tij theksoi se ideja e ndërtimit të kështjellave dhe e ndarjes së botës është çmenduri, ndërsa shtoi se mësimi i mirë nga pandemia është se sa shumë të ndërlidhur janë shtetet sot, dhe se sa siguria e njërit varet nga siguria e të tjerëve.

 Fjala e Ramës:

Kjo sdo të thotë se gjërat nuk mund të përkeqësohen. Pandemia tregoi diçka vërtet të paimagjinueshme dhe tronditëse përpara se të ndodhë, tregoi se sa e prekshme është bota sot, pavarësisht fuqisë së tyre, nivelit të njohurive e shkencës në çdo vend.

Duke hedhur sytë nga vendet e mëdha që po luftonin për maska, të mendosh milionat e investuara në ushtri, në shkencë ishte mjaft tronditëse. Nga ana tjetër, ishte njëfarësoj ngushëlluese për ne sepse pamë përnjëherë se nuk kishte të mëdhenj e të vegjël, të fuqishëm e të dobët. Dua të shpresoj e të besoj se ky mund të jetë një mësim i mirë, se sa shumë të ndërlidhur jemi sot, se sa siguria e njërit varet nga sigurimi i të tjerëve.

Ideja e ndërtimit të kështjellave dhe e ndarjes së botës në kështjella të ndryshme është çmenduri dhe nuk është zgjidhja që pretendohet se është.

Unë besoj fort duhet menduar për këtë dhe ne, e them për ne në rajonin e ballkanit perëndimor jemi shumë të qartë për këtë.

BE nuk është në formën më të mirë, vuan nga shumë shpërqendrime dhe vuan nga një frikë mjaft e ndjeshme. Ka frikë për të ardhmen në BE, e duket disi sikur populizmi e nevoja për t’u rizgjedhur kanë krijuar njëlloj zgjedhje e që kohë pas kohe shndërrohet në politika.

Lexo edhe :  A ndihemi më të lumtur në kohë me diell?

Ende nuk ka një përgjigje të përbashkuar. Unë besoj se në këto magësirat tona, modeste në pozicionin tonë të përulur duhet të bëjmë maksimumin. Kjo është kyçe të forcojmë marrëdhëniet me fqinjët për të zgjidhur problemet e të shkuarës.

Maksimumi prej faktit që kemi një jetë të përzier. Ka shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe shumë grekë në Shqipëri.

Maqedonia e Veriut është e harmonizuar në këtë linjë, mes maqedonasve dhe shqiptarve…

Këtë harmoni dhe burim të jashtëzakonshëm energjie, duhet t’ua lëmë brezave të ardhshëm, ti bësh të ardhurit të ndjehen si në shtëpinë e tyre.

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV