Vëllai i viktimës në Bathore: Vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin ditën e djeshme ku shtetasi Agron Tanushi vrau kunatën e tij në Bathore.

Ditën e sotme për këtë ngjarje të rëndë ka folur edhe vëllai i viktimës. Ai tha se motra e tij ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit. Në një deklaratë për mediat ai theksoi se nëse policia do të kishte bërë punën e saja ajo nuk do të ishte e vdekur.

Viktima i kishte thënë se vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste me pushkë e kishte 2-3 muaj që nuk flinte atje.

“Motra ka jetuar aty se aty ka lindur fëmijën. Ka shkuar për të marrë materialet e veta, që të mos shkonte më kurrë aty. Ka qenë hasëm me kunatin. Motra ka njoftuar policinë. Ka shkuar aty. Ka qenë dhe nusja e vëllait për të shoqëruar motrën për mbledhjen e plaçkave. Ka pas jetuar aty. U tërhoq për të mos jetuar më aty. Sikur na thotë nusja e vëllait që ka qenë prezent në ngjarje, policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte. Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë. Kishte mbi 2-3 muaj që nuk flinte atje. Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot. Policia nuk e ka shoqëruar në komisariat. Ja ka kërkuar në mënyrë vullnetare. Duhet të kontrollonin shtëpinë. Minimumi duhet të rrinin aty derisa dy palët në konflikt të mos ishin përballë njëra-tjetrës se mund të konfliktoheshin prapë. Kanë pasur konflikte që kanë përfunduar në komisariat. Në prezencë të policisë nuk e di. Mua nuk ma kthejnë motrën, por drejtësia të bëje punën e vet”, u shpreh vëllai i viktimës.

Lexo edhe :  “Verë” në dimër, sinoptikani tregon surprizat e motit për ditën e sotme

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Përveç dietave dhe aktivitetit fizik, këto ushqime ju ndihmojnë në djegien e dhjamit

Humbja e dhjamit ndodh vetëm kur digjni më shumë kalori sesa merrni, duke e detyruar trupin tuaj të shfrytëzojë...

Romeo Veshaj në Big Brother? Donaldi zbulon të vërtetën: Ja çdo bëjë ai në janar

Është përfolur gjatë se do të marrë pjesë në Big Brother VIP 3, por a do të jetë vërtetë Romeo Veshaj në këtë sezon...

Turbinat e erës gjejnë një vend të ri, për të qenë më të efektshme

Turbinat e erës kanë gjetur një vend të ri: turbinat do të pluskojnë mbi ujë për të qenë më të efektshme dhe më pak...

Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se…

Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç. Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në...

SHBA e injoroi, Berisha: S’kam çfarë të them më…

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot të ngarkuarit me punë të ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, i cili deklaroi se nuk...

Lajme të tjera

Web TV