Policia e Beratit ka ngritur disa postoblloqe në qendër të qytetit dhe në pikat hyrëse e dalëse.
Bëhet fjalë për një aksion “Blic” i cili është ngritur me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe uljen e kriminalitetit.
Janë përfshirë forcat “Shqiponja” dhe inspektorët e krimit në këtë operacion të befasishëm I cili paralelisht po zhvillohet edhe në 4 bashki të tjera.
Burime për Fjala.al raportojnë se forcat e policisë po ndalojnë çdo makinë që hyn dhe del në këto pika duke u kërkuar drejtuesve të makinave mjetet e identifikimit dhe bëhet kontroll i imtësishëm për armë ose drogë.
Vetëm në 4 orët e para të këtij operacioni në Berat janë kontrolluar rreth 100 mjete dhe janë masa administravtive për ata të cilët kanë patur mangësi në dokumentacion.
I tillë kontroll pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim. /Ra,My.Fjala.al/