Kukësi si Teuta/ Wolfsburg shuan ëndrrën e verilindorëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Pas eliminimit të Teutës dhe Laçit edhe Kukësi nuk arriti të bënte dot mrekullinë në Europa League.

Të besuarit e Skënder Gegës u eliminuan me rezultatin 0-4 nga një kundërshtar shumë i fortë dhe me kualitet si Wolfsburg.

Në minutën e 21-të, Weghorst kalon në avantazh Wolfsburgun, para se Lecroix të dyfishonte në minutën e 33-të. Pavarësisht disavntazhit, verilindorët kishin mundësinë e artë  të shkurtonin shifrat, dy minuta më pas. Por Rroca u ‘hipnotizua’ nga portieri Casteels që ndali tentativën e mesfushorit.

Trajneri Gega e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të shpejta por që nuk patën asnjë efekt, ishte sërish Wolfsburg që realizoi dhe golin e tretë në minutën e 74-ët. Me dëshirën e madhe për të realizuar golin e nderit, Kukësi la hapësira pas ku Admir Mehmedi shënoi dhe golin e katërt.

Kështu u mbyll edhe aventura europiane për verilindorët që nuk arritën të bënin dot mrekulli përballë gjermanëve dukshëm më të fortë. Më herët edhe Teuta u mposht nga Granada 0-4, ndërsa Laçi u mund 1-2 nga Hapoel Beer Sheva në një ndeshje dramatike.

 

 

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

“Unë do të jap dorëheqjen nëse…”/ Rama zbulon se çfarë pret nga zgjedhjet e 25 prillit

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk do të jetë në krye të Partisë Socialiste nëse kjo forcë nuk fiton...

Pse duhet ta përdorni ujin e orizit për flokët tuaj

Uji i orizit është një nga trajtimet më të mira për flokët, dhe ka gjetur një përdorim të gjerë tek vajzat. Ai siguron ushqimin...

Kapen 33 milionë euro drogë në Greqi

4.3 ton kanabis janë sekuestruar sot në portin e Pireut në Greqi. Droga sipas mediave greke e kishte origjinën nga një vend në Lindjen...

Helikopteri i NASA-s përfundon me sukses fluturimin e dytë në Mars

Helikopteri i NASA, Ingenuity ka përfunduar me sukses fluturimin e dytë në atmosferën marsiane. Kësaj here, helikopteri fluturoi në një lartësi më të madhe...

Lot, ankth dhe tragjedi: Tmerri me të cilin po përballen banorët fill pas zgjedhjeve

India ka raportuar shifrën më e lartë ditore e regjistruar ndonjëherë të rasteve të reja me Covid-19. Vendi ka afërsisht 16 milionë raste të...

Lajme të tjera

Web TV