Laçi ka qenë fare pranë mrekullisë europiane teksa ka humbur sfidën ndaj Hapoel Beer Sheva në minutat e fundit të ndeshjes.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0 me një sfidë të ekuilibruar me skuadrën shqiptare që u mbrojt mirë. Në të dytën Nëabueze shënoi një gol fantastik me thembër që shtangu skuadrën mike duke bërë që të shpërthejë në festë pankina e Armando Cungut.
E kur gjithçka u duk se po shkonte drejt një mrekullie, Agudelo barazoi shifrat në minutën e 91’. Mesa duket ky gol goditi psikologjikisht Laçin që pas dy minutash pësoi edhe golin e ‘Knock out’ nga Varenne.
Kështu kjo sfidë u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të Hapoel Beer Sheva që arriti të triumfojë në ‘frymën e fundit’ dhe ti thotë mirupafshim Europa League.
Pa.Va/Fjala.al