Nuk i bindet urdhrit për kontroll, RENEA ndjek si nëpër filma automjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Elbasanit ditën e sotme ka ngritur tre postoblloqe me qëllim gjetjen e autorëve të krimit që tronditi qytetin mëngjesin e sotëm, vrasjen e Bujar Çelës.

Forcat “Shqiponja”,FNSH-ja dhe RENEA janë përqëndruar në tre pikat kryesore të qytetit të Elbasanit për kontrolle të imtësishme.

Postoblloqet janë ngritur në rrethrrotullimin “Bradasheshit”, tek rrethrrotullimi i “Luleve” si dhe në dalje të qytetit.

Gjatë kontrollit policia ka hasur me një automjet i cili nuk i është bindur forcave të policisë për kontroll dhe është larguar me shpejtësi me qëllim që mos të binte në “duart e policisë”.

Automjeti i cili duhej ti nënshtrohej kontrollit rutinë që po bëhej në zonë, është larguar me shpejtësi  nga unaza e qytetit të Elbasanit drejt Librazhdit.

Forcat “Shqiponja” dhe Policia janë në ndjekje të personit i cili nuk i është bindur urdhrave. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV