Presidentja e KE-së e ‘prerë’ me Turqinë: Ne do mbrojmë të drejtat e Greqisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Prej kohësh Turqia dhe Greqia kanë tensione me njëra-tjetrën dhe duket se marrëdhënia mes dy vendeve ka pësuar një krisje të thellë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i dërgoi një mesazh Turqisë në fjalimin e saj të parë mbi Gjendjen e Bashkimit përpara seancës plenare të Parlamentit Evropian.

Von der Leyen foli për “veprime agresive” nga Turqia dhe i bëri thirrje Ankarasë të ndalojë veprimet e njëanshme dhe të dialogojë sa i përket tensioneve të krijuara me Greqinë në Mesdheun Lindor, shkruajnë mediat greke.

Në të njëjtën kohë, ajo siguroi Greqinë dhe Qipron se “ata gjithmonë mund të mbështeten në solidaritetin tonë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ligjore sovrane”.

“Turqia është një fqinj i rëndësishëm, megjithatë, edhe pse jemi afër hartës, distanca mes nesh duket se po rritet. Turqia është në një rajon të trazuar, një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar dhe duke pritur miliona refugjatë, por asgjë nuk justifikon agresionin kundër fqinjëve të saj. Greqia dhe Qipro si Shtetet tona Anëtare mund të mbështeten gjithmonë në solidaritetin tonë për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore sovrane. Turqia duhet të ndalojë veprimin e njëanshëm dhe dialogu është zgjidhja e vetme”, deklaroi ajo.

Në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE që mund të vendosen ndaj një vendi të tretë, Von der Layen sugjeroi që të ketë një shumicë të shtuar, jo një unanimitet.

Ajo gjithashtu njoftoi se do të propozonte një ligj mbi sanksionet automatike në rast të shkeljeve të të drejtave të njeriut në vendet e treta.

 

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

E rëndë/ Bombë në një shkollë për vajza, të paktën 40 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Shpërthime të shumta në një shkollë në kryeqytetin e Afganistanit vranë të paktën 40 njerëz dhe plagosën dhjetëra të...

Lufta kundër Covid/ Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, vetëm sot 11.073 të vaksinuar

Ka shkuar në 596.766 numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës. Vetëm 24 orët e fundit janë kryer...

Mero Baze: Nëse procesi është realist, Fatmir Mediu shkon në burg dhe shkakton tërmet në familjen Berisha

Edi Rama ndjehet i fituar pasi do të vazhdojë qeverisjen. Lulëzim Basha ndjehet i fituar sepse do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike. Ilir...

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit

Kryeministri Edi Rama ka uruar sonte Natën e Kadrit për të gjithë besimtarët myslimanë. Një natë e shenjtë agjërimi, një natë që vlen sa një...

E ndjek nga pas dhe qëllon me breshëri/ Ky është momenti kur Koço Buzo vret gruan në Elbasan (Video)

Kanë dalë pamjet e vrasjes së rëndë në Elbasan, ku 58-vjeçari, Koço Buzo, ekzekutoi me kallashnikov bashkëshorten e tij Liljana Buzo, 54 vjeç, menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV