Shkëndijat me Macron/ Erdogan: Franca ka një President të paaftë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Francës, Emanuel Macron duket se kanë prej kohësh ‘shkëndija’ me njëri-tjetrin.

Kreu i shtetit turk u shpreh ditën e sotme se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”. Erdogan dhe Macron kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.

Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”.

Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz.

Ndaj këtij rajoni kanë pretendime Qiproja dhe Greqia, raporton AFP.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi Franca muajin e kaluar dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar “standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë”.

Erdogan tha në një takim virtual të partisë së tij në pushtet se “logjika e Macronit, duke fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi”.

“Nëse Turqia tërhiqet nga Siria, a do të arrijë Siria paqen?”, pyeti ai derisa po përmendte një listë të vendeve që janë në konflikt.

Armiqësia midis dy udhëheqësve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një “vdekje të trurit”.

Lidhur me Libinë, mosmarrëveshjet mes dy vendeve qëndrojnë në faktin se Turqia mbështet qeverinë e njohur nga OKB-ja në Libi. Ka dyshime se Franca favorizon një qeveri paralele dhe liderin e saj, gjeneralin, Khalifa Haftar, por zyrtarisht e mohon këtë.

Lexo edhe :  Lëkundjet e forta të tërmetit në Korçë, banorët dalin jashtë shtëpive të frikësuar

 

Pa.Va/Fjala.al


Të fundit

Rruga e Arbrit shpresë për Planin e Bardhë, banorët: Ata që ishin larguar po rikthehen

Megjithëse është një fshat me burime të pakta ujore që nga ndërtimi i traverbankut të Klosit, fshati Plan i...

 Rama premton rritjen e pagave për infermierët: Jeni heronj!

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pagat e infermierëve do të rriten me 40% gjatë mandatit të tretë. "Kjo është dita edhe për të thënë...

Kriza në klubin bardhezi/ L’Equipe plas ‘bombën’: Një shqiptar mund të drejtojë Juventusin

Juventus po përpiqet të shpëtojë atë që mbetet për tu shpëtuar në këtë fund sezoni. Sipas L´Equipe sezonin e ardhshëm trajneri i Juves mund...

Rama zbulon vendimin e parë të qeverisë së re

Në Ditën Botërore të Infermierëve, gjatë një takimi me mjekë dhe infermierë, kryeministri Edi Rama ka zbuluar vendimin e parë të qeverisë së re. Kreu...

Vrasja e Mehmet Qemës zbuloi laboratorin e prodhimit të Bitcoin, ja si funksionon kriptomonedha

Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema nga miku i tij Marjus Dema zbuloi një laborator të prodhimit të kriptomonedhave virtuale, e cila ishte në pronësi...

Lajme të tjera

Web TV