Politikani i opozitës në Bjellorusi i cili është akuzuar për thirrje dhe veprime të cilat mund të dëmtonin interest kombëtare ka shpallur grevë urie nga burgu.
Ky lajm është bërë i ditur nga Këshilli i Koordinimit të opozitës lidhur me veprimin që ka ndërmarrë Maxim Znak.
Znak është një anëtar i këshillit dhe një udhëheqës i shquar i protestave që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që opozita thotë se ishin manipuluar.
Lukashenko mohon manipulimin e votave. Që prej asaj daste, Lukashenko ka mohuar vazhdimisht ndërhyrjen në zgjedhje dhe gjithashtu ka burgosur edhe shumë aktivistë opozitarë në vend.
Situata në vend është përkeqësuar, ndërsa drejtuesja opozitare Sviatlana Tsikhanouskaya kërkoi të premten një mision ndërkombëtar për të dokumentuar atë që ajo e quajti “mizori” gjatë goditjeve maxhoritare në protestat anti-qeveritare, por tha se ishte e gatshme të hynte në bisedime për t’i dhënë fund javëve të dhunës.
Aktivistë në Bjellorusi thanë se më shumë se 10 000 njerëz janë arrestuar “në mënyrë abuzive”, me më shumë se 500 raporte të torturave dhe mijëra “të rrahur egërsisht”, që kur Presidenti Alexander Lukashenko mbajti pushtetin pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale më 9 gusht. /Ra.My.Fjala.la/