“Los Blancos”, prokurori italian jep detaje të operacionit: Kriminelët shqiptarë merren drejtpërdrejt me kartelet në Amerikën Latine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurori kombëtar i antimafias, Federico Cafiero De Raho, gjatë një konference shtypi në Gjykatën e Firences ka dhënë detaje në lidhje me operacion ndërkombëtar “Los Blancos” ku u godit karteli më i madh shqiptar i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës u shtri në disa vende të botës.

Cafiero De Raho deklaroi që kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme.

Më tej prokurori shtoi se hetimet kanë nxjerrë në pah ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike.

 

Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni Los Blancos demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha Federico Cafiero De Raho.

Sipas prokurorit kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë.

Ky është një operacion ndërkombëtar, megjithatë shumë i rëndësishëm, i cili ka provuar rolin e trafikantëve shqiptarë të drogës. Organizatat kriminale shqiptare, veprojnë me një mënyrë të jashtëzakonshme në vende të ndryshme të Evropës, me trafikantët shqiptarë të drogës që veprojnë në mënyrë të përhershme drejtpërdrejt në Amerikën e Jugut dhe Holandë, duke kontrolluar ikjen dhe ardhjen e ngarkesave të kokainës në portet evropiane, veçanërisht në Antwerp dhe Roterdam.

Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,- shtoi prokurori Cafiero de Raho./Jo.Be/Fjala.al

Lexo edhe :  Gazetari bën paralajmërimin e fortë: Shqipëria vazhdon të jetë vend alert për terrorizëm

 

 

Të fundit

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

Lajme të tjera

Web TV