Mourinho i trembet Shkëndijës: Me siguri do të jetë shumë e vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëndija e Tetovës bëri një kualifikim historik në turin e radhës të Europa League. Por ajo që është më interesante është se skuadra maqedonase do të ketë përballë Tottenhamin e Jose Mourinhos në shtëpi.

“Spurs” eliminoi Lokomotivën e Plovdivit në turin e dytë kualikues të Europa League. Pas Milanit, Shkëndija e Tetovës do të përballet me një tjetër skuadër të madhe në këtë kompeticion pikërisht Spurs-at. Jose Mourinho pas suksesit ndaj Lokomotiv Plovdiv dha një mendim edhe për skuadrën shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, u shpreh Mourinho për mediat angleze.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

9 ushqimet më të këqija që shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak

Sheqeri i lartë në gjak mund të shkaktojë një mori efektesh anësore dhe me kalimin e kohës, mund të...

Rreth 2 milionë qytetarë u drejtohen sot kutive të votimit në Kosovë

Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat...

Parashikimi i horoskopit 9 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dita e sotme do jete shume e paqëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Debatet me partnerin do jene te zjarrta ne orët...

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporozës, sipas një studimi shkencor irlandez. Studiuesit, të udhëhequr nga...

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas astrologëve shenjat që do të...

Lajme të tjera

Web TV